Perspektiva penale dhe politike të pezullimit të Ballukut

Postuar në 06 Shkurt, 2026 22:34
Skerdilajd Zaimi

Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në arsyetimin e vet Gjykata që ka vendosur 4:4 bie dakord unanimisht se për sa i takon pezullimit ai nuk lidhet me imunitetin kushtetues që ndihmon me mekanizma mbrojtës kontrollin ndaj masave penale.

Që do të thotë se duke qenë një shtet i së drejtës çdo veprimtari shqyrtohet për aq sa respekton fushën e zbatimit të saj. Përkufizimi i Gjykatës se ministrat i nënshtrohen ligjit na paralajmëron se në kuptim të nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale që u përdor nga SPAK ndaj Ballukut, Prokuroria nuk ka më asnjë kufizim kushtetues ta aplikojë për këdo ministër. Dhe një ndër ministrat është edhe kryeministri.

Çështja është se aplikimi i normës për kryeministrin do të duhej të jetë shumë më i argumentuar sepse do të shihej si tejskajshmërisht disproporcional dhe me paska politike. Kryeministrin e zëvendëson zv.kryeministri që aktualisht është i pezulluar.

Nga ana tjetër dy qëndrimet për sa i përket nëse pezullimi tejkalon balancimin e pushteteve, Gjykata ka shprehur se është detyra e ligjvënësit të normojë nëse edhe për këtë masë të kërkohet autorizim.

Nisur nga argumentimi i sjellë edhe dje në ResPublica nga një shkrim i zonjës Anastasi, nje masë e tillë është e vështirë sepse bie ndesh ne evolucionin e Kushtetutës në këtë pikëm

Politikisht vendimi krijon disa perspektiva:

  • A duhet ta shkarkojë Kryeministri Ballukun?
  • A do kërkohet për z. Rama një masë që e inkuadron atë në një proces penal?
  • Çfarë ndodh tashmë me kërkesën për arrestim?
  • Si do kapitalizojë opozita që e ka këtë momentum nga armiku i saj i preferuar: SPAK dhe Altin Dumani?

Nuk do të kishim mbërritur këtu nëse politika do të ushtronte përgjegjësitë me instrumentin klasik të dorëheqjeve. Nuk është anakronizëm dhe as dobësi, po aplilkohet ende në Europë. Nisur nga fakti i 83 mandate që z. Rama përmend shpesh, është e domosdoshmè që PS-ja të dalë me një kryeministër tjetër. Përndryshe lëngata do të sundojë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.