Arkiv-Lajme
Presidenti i Republikës, u bën thirrje për qetësi banorëve të Lazaratit. Viktimat janë nga policia
Bujar Nishani duket se nuk është në gjendje, e me gjasë as stafi i tij, që të mbulojë apo përmbajë njëanësinë e plotë që ka në ushtrimin e detyrës. Madje ja kalon në këtë sens edhe një politikani që jeton në azilin politik “Facebook” si Sali Berisha. Përmes një deklarate të bërë sot për mediat, zyra e Presidentit shkruan se: “Presidenti i Republikës po ndjek me shqetësim ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në fshatin Lazarat gjatë ditës së sotme ku ka humbur jetën Ibrahim Basha, efektiv i forcave speciale RENEA, dhe ku janë plagosur dy efektivë të tjerë.
Agron Duka: “Fitorja e Vangjush Dakos, çudia më e madhe që mund të ndodhë vetëm në Shqipëri”. Duma: “Njoh përgjegjësinë e humbjes, por ky nuk është rasti për urim”
Humbja e PD-së në Durrës ishte ndër më dërrmueset dhe më domethënëset. Kjo pasi Durrësi konsiderohet si një zonë që voton të djathtën zyrtare dhe rezultati që doli nga zgjedhjet e 2015-ës nuk lë më asnjë shkak për koment. Mirëpo kandidatja e opozitës, Grida Duma, ka zgjedhur të mos urojë fituesin, siç bënë shumë kandidatë të djathtë. Kjo sepse sipas saj, nuk është ky rasti. “Ju falenderoj të gjithëve që më keni dhënë besimin dhe më keni votuar.
Shënim: Uniteti i të majtës, si shqetësim serioz mediatik
Ka dy ditë që qarkullon ideja se zgjedhjet provokuan një krisje në besimin mes PS-së dhe LSI-së dhe kjo nisur nga të dhënat zgjedhore se LSI-ja nuk mori atë që priste në zonat ku kishte kandidatë të vetët. Më tej, deklarata e sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së dhe mesazhi i i Ilir Metës që vlerësonte vetëm Halim Kosovën, e përforcuan këtë ide, e lindur vetvetishëm nga qëndrimet politike dhe aludimet reciproke. Edhe deputeti socialist Pandeli Majko, i kontaktuar nga “ABCNEWS” deklaroi se “kjo çështje kërkon analizë të thellë”.
PS sabotoi LSI-në në 15 bashki. Skema; mënyra si është votuar në këshillat bashkiakë
LSI kandidoi në 15 Bashki në këto zgjedhje, por ajo humbi Bashkitë ku u investua më shumë gjatë fushatës si Vorën, Lezhën, Pogradecin, Kukësin apo Mallakastrën. Megjithatë LSI hasi vështirësi të mëdha dhe në gjitha Bashkitë e tjera. “Mapo” aludon duke shkruar se ndërsa nuk mendohet se ka pasur një urdhër nga PS për të mos votuar për kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, mund të kuptosh nga mënyra se si është votuar në këshillat bashkiakë se kanë qenë pikërisht socialistët ata që kanë sabotuar LSI-në.
Revoltë me armë kundër qeverisë në Lazarat. Një viktimë nga radhët e forcave Renea (Video)
Thuajse 1 vit nga ndërhyrja e policisë në Lazarat dhe pak ditë pas dërgimit në gjyq të 16 banorëve të këtij fshati për kundërshtim me armë të forcave të policisë situata është tensionuar sërish. Përplasja me armë ka nisur mbrëmjen e së martës ku mësohet se ka patur shkëmbim zjarri mes banorëve dhe policisë së Gjirokastrës, e pranishme në fshat për të mbikqyrur procesin e zgjedhjeve të 21 Qershorit. Të shtënat kanë vijuar gjatë gjithë natës, ku në ndihmë të policisë kanë shkuar edhe forca speciale nga Fieri dhe Tirana. Drejt tyre është qëlluar me armë të rënda dhe snajper.
Fitorja e femrave në zgjedhjet vendore. Garuan 16 dhe fituan 9 prej tyre
Të paktën 9 gra do të drejtojnë bashkitë e mëdha që u përfituan nga ndarja e re territoriale. A është kjo një risi? Padyshim. Në zgjedhjet tipike shqiptare ku dominonte epërsia mashkullore fitorja e 9 grave ëhstë një risi. Në këto zgjedhje për herë të parë pati një rritje të konsiderueshme me pjesëmarrjen e 16 grave që garuan për postin më të lartë vendor.
KE vlerëson programin e reformave ekonomike, ja me çfarë rreziqesh do të përballet Shqipërisë
Komisioni Europian ka publikuar pjesën e parë të programit të reformave ekonomike për vendet kandidate dhe ato potenciale kandidate në BE. Për Shqipërinë, raporti vlerëson se pas përkeqësimit të shpejtë të rritjes ekonomike pas krizës, ekonomia e Shqipërisë tashmë duket se po përjeton një rritje të ngadaltë. Sipas “Monitor” raporti thekson se pavarësisht përshpejtimit të ritmeve ekonomike, që pritet të jenë mesatarisht 3.8% në vit, rritja vjetore e prodhimit gjatë tre viteve në vijim do të jetë shumë më e ulët sesa ajo e para krizës, si dhe ekonomia do të përballet me rreziqe.
Treçereku i zgjedhësve që banojnë në Shqipëri votuan
Bazuar në të dhënat më të fundit të KQZ-së, rreth 1.645 milion shqiptarë votuan në 21 qershor (vota të vlefshme për kryebashkiakë ishin 1.615 milion). Duke zbritur rreth 5 mijë emigrantë që erdhën për të votuar në fundjavë, rezulton se rreth 1.64 milion zgjedhës që banojnë në Shqipëri morën pjesë në zgjedhje.
Ndërkohë, sipas INSTAT-it, numri i banorëve në moshë votimi është aktualisht 2.2 milion (1.3 milion zgjedhës jetojnë jashtë Shqipërisë). Pra, 75% zgjedhësve që banojnë në Shqipëri votuan në 21 qershor.
2011-2011, Shqipëria ka uljen më të madhe të popullsisë në të gjithë Europën
Shqiptarët po ikin dhe kjo po ndodh në mënyrë konstante për vite të tëra. Një institut federal në Gjermani ka publikuar së fundmi një hartë të lëvizjeve demografike në Europë për vitet 2001-2011. Nga vëzhgimi i kryer rezulton se Irlanda ka rritjen më të lartë në BE, Franca ka përhapje të popullsisë së saj më të mirën në Europë. Francezët nuk i braktisin qytetet e tyre për të shkuar në Paris, apo qendra të mëdha dhe si arsye jepet sistemi i mirë i transportit. Gjermania vuan polarizimin demografik, me Lindjen që po braktiset dhe Perëndimin që popullohet.
Votat e Tiranës inkurajojnë Bojaxhiun: Në zgjedhjet e 2017-ës mund të paraqitemi si parti politike
Me 16 mijë vota të marra në Tiranë në një kandidim vetiak, një fushatë personale dhe pa shpenzime, Gjergj Bojaxhi ka të drejtë të mendojë përtej zgjedhjeve lokale. Pikërisht këtë shprehu Bojaxhi në intervistë me Sokol Ballën në TCH, kur sot në mbremje deklaroi se grupimi “Ne Tirana” do të vazhdojë jetën e tij politike. Dhe nëse do të jetë e domosdoshme, regjistrimi si parti nuk përjashtohet. “Ne do ta vazhdojmë këtë projekt në 2017. Po edhe mund të bëhet një parti nëse nuk na lejohet të konkurojmë si një grupim. Qëllimi ynë është të ndryshojmë politikën shqiptare.