Treçereku i zgjedhësve që banojnë në Shqipëri votuan

Postuar në 23 Qershor, 2015 17:51

Bazuar në të dhënat më të fundit të KQZ-së, rreth 1.645 milion shqiptarë votuan në 21 qershor (vota të vlefshme për kryebashkiakë ishin 1.615 milion). Duke zbritur rreth 5 mijë emigrantë që erdhën për të votuar në fundjavë, rezulton se rreth 1.64 milion zgjedhës që banojnë në Shqipëri morën pjesë në zgjedhje.

Ndërkohë, sipas INSTAT-it, numri i banorëve në moshë votimi është aktualisht 2.2 milion (1.3 milion zgjedhës jetojnë jashtë Shqipërisë). Pra, 75% zgjedhësve që banojnë në Shqipëri votuan në 21 qershor.

Në 2013-ën, pjesëmarrja e zgjedhësve banues në vend ishte 76% (1.7 milion / 2.23 milion).

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Natyrshem... (not verified) on

Ne Tirane, natyrshem,
gazetaret, analistet dhe vezhguesit, afron me fituesit e zgjedhjeve!
Ja edhe beri sikur u provua se nuk pati abstenim te predikates politike te 1milion shuplakave, e cfare padtaj?!
Po sikur te merreshin me premtimet e fituesve?!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.