KE vlerëson programin e reformave ekonomike, ja me çfarë rreziqesh do të përballet Shqipërisë

Komisioni Europian ka publikuar pjesën e parë të programit të reformave ekonomike për vendet kandidate dhe ato potenciale kandidate në BE. Për Shqipërinë, raporti vlerëson se pas përkeqësimit të shpejtë të rritjes ekonomike pas krizës, ekonomia e Shqipërisë tashmë duket se po përjeton një rritje të ngadaltë. Sipas “Monitor” raporti thekson se pavarësisht përshpejtimit të ritmeve ekonomike, që pritet të jenë mesatarisht 3.8% në vit, rritja vjetore e prodhimit gjatë tre viteve në vijim do të jetë shumë më e ulët sesa ajo e para krizës, si dhe ekonomia do të përballet me rreziqe. Bankat shqiptare, megjithëse të mirëkapitalizuara dhe likuide, janë ende të rënduara nga barra e rëndë e kredive me probleme, një trashëgimi e viteve të lulëzimit dhe rënies së mëparshme. Vendi është gjithashtu i ekspozuar ndaj disa shteteve të brishta të BE-së, përmes tregtisë, remitancave dhe flukseve financiare. Sektori i energjisë, që varet pothuajse nga hidrocentralet gjithashtu, është një rrezik për panoramën ekonomike dhe fiskale. Investimet në Shqipëri, që kanë një përmbajtje të lartë importi nënkuptojnë se deficit i llogarisë korente pritet të përkeqësohet më tej në vitet në vijim, pavarësisht vazhdimit të rritjes së eksporteve. Deficiti i lartë i jashtëm, që është më shumë se 12% e PBB-së, reflekton një bazë të ngushtë eksportesh, gjithashtu dhe një diferencë të konsiderueshme të raportit kursim-investime, (Diferenca mes kursimeve neto private dhe investimeve neto private), për shkak të nevojave të larta për investime, që duhet reduktuar në afatin e gjatë, teksa normat e kursimeve kombëtare rritet me nivelet e prodhimit dhe të ardhurave. Kjo, thekson raporti, nënkupton nevojën për të përmirësuar mjedisin e investimeve për të tërhequr investimet e huaja direkte dhe të sigurohet që ato të vazhdojnë të financojnë deficitin e llogarive korente, ndërsa forcohen themelet për produktivitet dhe prodhim më të lartë. Rreziqe të tjera lidhen me lidhjet e larta tregtare, të remitancave dhe financiare me Greqinë e Italinë, ku çdo zhvillim i pafavorshëm në këto shtete mund të godasë dhe Shqipërinë. Rreziqe ka dhe në kahun e prodhimit, si rrjedhojë e ndryshimit të kushteve të motit, për prodhimin e energjisë dhe rënien e çmimeve të naftës.
Comments
Ky artikull/analize per
<p>Ky artikull/analize per aspektin ekonomik te Shqiperise vlene per popuj europian e jo per nji popull qe i ka syte nga lindja. </p>
ndryshimi nëdërmjet të
<p>ndryshimi nëdërmjet të mënçurit dhe idiotit është fare i vogël!</p><p>i mënçuri nuk flet gjithmonë!!</p>
Add new comment