Presidenti i Republikës, u bën thirrje për qetësi banorëve të Lazaratit. Viktimat janë nga policia

Postuar në 24 Qershor, 2015 08:19

Bujar Nishani duket se nuk është në gjendje, e me gjasë as stafi i tij, që të mbulojë apo përmbajë njëanësinë e plotë që ka në ushtrimin e detyrës. Madje ja kalon në këtë sens edhe një politikani që jeton në azilin politik “Facebook” si Sali Berisha. Përmes një deklarate të bërë sot për mediat, zyra e Presidentit shkruan se: “Presidenti i Republikës po ndjek me shqetësim ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në fshatin Lazarat gjatë ditës së sotme ku ka humbur jetën Ibrahim Basha, efektiv i forcave speciale RENEA, dhe ku janë plagosur dy efektivë të tjerë. Kreu i Shtetit ngushëllon familjen e të ndjerit Basha për humbjen e rëndë si dhe i gjendet pranë të gjithë familjarëve e të afërmve në këtë ditë të rëndë për ta, ndërkohë që u uron shërim të shpejtë policëve të plagosur. Presidenti Nishani dënon aktin kriminal dhe u kërkon autoriteteve ligjzbatuese që në mënyrë profesionale të bëjnë zbulimin e menjëhershëm të këtij krimi dhe vënien përpara drejtësisë të autorëve, duke u bërë njëkohësisht thirrje për qetësi qytetarëve të Lazaratit në këto momente të vështira”. Pse Presidenti u bën thirrje për qetësi qytetarëve të Lazaratit kur bëhet fjalë për një grup që po qëllon ndaj policisë? Nuk ka folur kush për irritim të banorëve, por vetëm për një grup. Madje edhe Berisha në mesazhin e tij shkruan: “Me kete rast u bej thirrje organeve te zbatimit te ligjit te identifikojne, vendosin e ndeshkojne me forcen e ligjit autoret e ketij krimi te shemtuar”. Të paktën politikisht më korrekte se mufka e radhës së Presidentit.
s.z

Comments

Submitted by XY (not verified) on

<p>Si eshte puna? Na paska lene prape mustaqe Jari?</p><p>Bote e quditshme!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.