Votat e Tiranës inkurajojnë Bojaxhiun: Në zgjedhjet e 2017-ës mund të paraqitemi si parti politike

Me 16 mijë vota të marra në Tiranë në një kandidim vetiak, një fushatë personale dhe pa shpenzime, Gjergj Bojaxhi ka të drejtë të mendojë përtej zgjedhjeve lokale. Pikërisht këtë shprehu Bojaxhi në intervistë me Sokol Ballën në TCH, kur sot në mbremje deklaroi se grupimi “Ne Tirana” do të vazhdojë jetën e tij politike. Dhe nëse do të jetë e domosdoshme, regjistrimi si parti nuk përjashtohet. “Ne do ta vazhdojmë këtë projekt në 2017. Po edhe mund të bëhet një parti nëse nuk na lejohet të konkurojmë si një grupim. Qëllimi ynë është të ndryshojmë politikën shqiptare. Nëse duhet regjistrimi i partisë ne do ta bëjmë. Por grupi apo partia duhet të ketë një demokraci të brendshme”, tha Bojaxhi.
a.k
Comments
Pergezime, suksese, kurajo,
Pergezime, suksese, kurajo, besim!
Kam besim se shoqeria do ta ushqeje kete alternative, dhe kjo do imponoje shendoshje edhe tek nje pjese e politikes egzistuese.
Add new comment