Agron Duka: “Fitorja e Vangjush Dakos, çudia më e madhe që mund të ndodhë vetëm në Shqipëri”. Duma: “Njoh përgjegjësinë e humbjes, por ky nuk është rasti për urim”

Humbja e PD-së në Durrës ishte ndër më dërrmueset dhe më domethënëset. Kjo pasi Durrësi konsiderohet si një zonë që voton të djathtën zyrtare dhe rezultati që doli nga zgjedhjet e 2015-ës nuk lë më asnjë shkak për koment. Mirëpo kandidatja e opozitës, Grida Duma, ka zgjedhur të mos urojë fituesin, siç bënë shumë kandidatë të djathtë. Kjo sepse sipas saj, nuk është ky rasti. “Ju falenderoj të gjithëve që më keni dhënë besimin dhe më keni votuar. Kur nisëm garën, më qartë, kur e nisa garën, nuk mendova se ishte një garë për të marrë pushtetin e Bashkisë së Durrësit, por për të marrë misionin për të shpëtuar dhe çliruar qytetin. Gjatë kësaj gare kam takuar mijëra qytetarë nën ankthin e papunësisë, qindra biznese nën ankthin e falimentimit. Përballë kisha një kundërshtar, një shërbyes i vogël interesash, që pati me vete të gjithë makinerinë shtetërore të ministrave dhe drejtorëve, por jo vetëm kaq, kishte makinerinë e plotë të një infrastrukture, e cila tentoi që duke marrë peng varfërinë e njerëzve, në fakt të manipulonte vërtetësinë e votës. Me gjitha këto që po them, nuk po them se nuk e njoh përgjegjësinë e humbjes. Por realiteti dhe e vërteta vijnë si pasojë e disa shtrëngesave dhe kufizimeve, presioneve dhe akteve. Unë e njoh përgjegjësinë e humbjes, pasi është më e madhe humbja, kur duhet të ndalonte një të keqe më të madhe. Ky nuk është rasti i urimit të fitores, siç mund të ishte në shumë raste të tjera, pasi nuk ka rast të ngjashëm me atë që ndodhi në Bashkinë e Durrësit,” tha Duma. Më herët, akuza për procesin në Durrës ka shprehur edhe Agron Duka, që u përfol si kandidat nga e djathta. “Përballë kësaj blerjeje masive të votave, edhe unë nuk kisha se çfarë t’i bëja Vangjush Dakos. Në Bashkinë e Durrësit janë përdorur të gjithë mënyrat e mundshme për të tjetërsuar vullnetin e votuesit. Me këtë proces që ka ndodhur tani, dëshmohet fakti se nuk ka më zgjedhje. Të fitojë Vangjush Dako, me gjithë ato dëme që i ka shkaktuar Durrësit, kjo është çudia më e madhe që ndodh vetëm në Shqipëri,” tha ai për “Panorama”.
s.z
Comments
z. Duka, Çudi e madhe ishte
<p>z. Duka, Çudi e madhe ishte edhe zevendesimi i kanditimit tuaj me znj. Duma. Ka shume rendesi jo vetem subjekti partiak por edhe personi i kandituar.Mendoj se znj. Duma ishte e skualifikuar qysh ne nisjen e kanditimit te saj.</p>
Add new comment