Revoltë me armë kundër qeverisë në Lazarat. Një viktimë nga radhët e forcave Renea (Video)

Postuar në 24 Qershor, 2015 03:24

Thuajse 1 vit nga ndërhyrja e policisë në Lazarat dhe pak ditë pas dërgimit në gjyq të 16 banorëve të këtij fshati për kundërshtim me armë të forcave të policisë situata është tensionuar sërish. Përplasja me armë ka nisur mbrëmjen e së martës ku mësohet se ka patur shkëmbim zjarri mes banorëve dhe policisë së Gjirokastrës, e pranishme në fshat për të mbikqyrur procesin e zgjedhjeve të 21 Qershorit. Të shtënat kanë vijuar gjatë gjithë natës, ku në ndihmë të policisë kanë shkuar edhe forca speciale nga Fieri dhe Tirana.  Drejt tyre është qëlluar me armë të rënda dhe snajper. Si pasojë ka mbetur i vrarë  oficeri i forcave Renea, Ibrahim Basha, 31 vjeç  që ka marrë një plumb në kokë. Oficeri i vrarë mësohet se ka qenë në një autoblindë policie që po hynte në fshat. Nga Lazarati raportohet se tensioni ka qenë në rritje gjatë ditës së zgjedhjeve, ku në fshat janë dëgjuar thirrje për të përmbysur qeverinë.

l.m

LAZARAT by trelosjermatis

Comments

Submitted by XY (not verified) on

<p>Pse e publikove dhe pastaj e hoqe komentin bre LM? Cfare nuk te pelqeu?</p>

Submitted by ps ta harroj ppsh (not verified) on

Partia socialiste duhet te ruaj qetesine
Zgjedhjet i fitoi, por nuk jemi nen socializem, qe te mbaj inat ndaj votes Kunder. Edhe Opozita eshte legale, jo me nje grup njerezish apo komunitet (si banoret te cileve ju prishen shtepite, apo Lazaratasit, ndaj te cileve u predikua perseritje historie).
partia socialiste duhet te tregoj se e ka harruar Ppsh-ne.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.