Arkiv-Lajme
Rama: Berishën ta mundim me një votim masiv
Komenteve të shumta të bëra në blogun e tij (http://edirama.al/blog/), Edi Rama i është përgjigjur kështu:
Metropolitani Ngjela dhe katundari Ndoka
Ekcentricitetit të tij emblematik, avokati Spartak Ngjela i ka bashkangjitur një shprehje të shkrimtarit amerikan Ezra Paund “kultura vjen nga metropolet”. Me anë të saj ka dashur të shprehë ‘përbuzjen’ për takimin e parë të partive të Opozitës së Bashkuar të zhvilluar në selinë e Partisë Demokristiane të Nard Ndokës. “Ne nuk mund të futemi në një kasolle e të marrim vendime të mëdha për të ardhmen”, është shprehur Ngjela duke iu referuar tryezës së partive në mjediset e PDK-së së Ndokës.
Ja ajo që po ndodh lidhur me Palestinën në OKB
Të premten, përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, do të flasë presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, i cili do të kërkojë njohjen e Palestinës si shtet me të drejta të plota në këtë organizatë. Shteti i ri do duhet të kthehet në kufijtë që kanë egzistuar përpara vitit 1967, dmth do duhet të përfshijë Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës dhe Jeruzalemin Lindor.
Kontroll faktesh: Qeveria e vogël e Berishës
Në një intervistë dhënë rrjetit televiziv financiar CNBC, Berisha deklaroi se “modeli ynë i suksesshëm ekonomik bazohet në një qeveri të vogël dhe barrë të ulët fiskale”. Berisha ia ka dhënë vazhdimisht vetes meritën për adoptimin e një modeli të tillë. Por ç’thonë shifrat? Në vitin 2005, kur Berisha erdhi në pushtet, totali i shpenzimeve të qeverisë ishte në nivelin 28.5% e Produktit të Brendshëm Bruto (http://www.economywatch.com/economic-statistics/country/Albania/year-2005/ ).
E vërteta mbi forumin e biznesit në New York
Zyra e shtypit e kryeministrit ka publikuar tre njoftim për shtyp ku tregohen detajet për një forum shqiptaro-amerikan ku ishte i ftuar edhe Sali Berisha. Sipas njoftimeve të kryeministrisë, kreu i qeverisë mori pjesë në Forumin e Investimeve SHBA-Shqipëri, me pjesëmarrjen e rreth 100 kompanive dhe sipërmarrjeve amerikane. Krahas kryeministrit shqiptar ishin të pranishëm edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, ministri i Turizmit Aldo Bumçi, ambasadorë etj,.
Teza e mjegullt mbi anti-amerikanizmin shqiptar
Ka bërë përshtypje teza e anti-amerikanizmit në Shqipëri, e mbrojtur nga ambasadori amerikan në programin ‘Tonight Ilva Tare’ të televizionit Ora News. Ne, autorët e këtij website-i, patëm ngasjen që të bënim në të nxehtë më shumë se një lajm lidhur me këtë temë (dhe me intervistën në përgjithësi). Deputeti i PS-së, Artan Gaçi, kish shkruar sot një artikull në Panorama, ku dukej se po bëhej gati të krijonte klubin e anti-anti-amerikanëve. Gazetat e tjera fokusoheshin në këtë pikë në mënyrën e tyre.
Anti-amerikanizmi, teza kadareane e Arvizusë
Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu, në intervistën e së martës mbrëma për ‘Tonight Ilva Tare’, ka përmendur edhe shkrimtarin e shquar shqitar Ismail Kadare. Konteksti ka qenë deri diku banal po të gjykosh nga perspektiva e pyetjes: me cilin nga personalitetet shqiptare do të dëshironit të darkonit? E cila i ngjante më shumë atyre pyetjeve të miss-konkurseve këtu në Shqipëri apo botë. Arvizu, në përgjigje të pyetjes, ka përmendur shkrimtarin Kadare të cilin, sipas tij, e ka takuar dhe njëherë tjetër.
Shkarkimi i Mateusit? Disiplina gjermane dhe toka ballkanase nuk shkojnë bashkë
Ish-futbollisti i kombëtares gjermane Lotar Mateus u pushua nga puna si trajner i përfaqësueses bullgare të futbollit për shkak të atyre që federate bullgare i cilësoi si rezultate të dobëta dhe moskualifikim të ekipit për në finalet e Euro 2012. Megjithatë, e përditëshmja bullgare 24 Chasa i del në mbrojtje trajnerit gjerman duke shkruar se askush, në fakt, nuk besonte se skuadra do të kualifikohej.
Arvizu: Berisha politikani nr 1. Po burrë shteti?
Shumë po komentohet në blogjet shqiptare rreth disa fjalëve që ambasadori Arvizu tha për Berishën në intervistën e mbrëmshme në “Ora News”. Kur Ilva Tare e pyeti se ç’mendim kishte ambasadori për Berishën si burrë shteti, ai u përgjigj: “Nëse do të kishte një figurë dominuese politike gjatë 20 viteve të fundit, do të thosha se janë dy persona shumë të qartë, nr. 1 dhe nr. 2. Numri 2 është Fatos Nano, ndërsa numri 1 është zoti Sali Berisha, sepse ka pasur shumë politikanë të mirë, ata që janë shfaqur në skenë në vitet ’90, por z.
Ngjarja e çuditshme në ish-kinostudio
Dy gjëra të bënin përshtypje në ngjarjen e djeshme në ish-kinostudio, ku akademia e filmit Marubi, me sa duket e inkurajuar nga Bashkia, e kish shtrirë dhe ca më shumë kontrollin mbi atë territor, me të cilin qeveritë bëjnë qoka të herëpashershme me klientët e vet. Së pari, të krijohej përshtypja, se dy grupet policore, që marrin urdhëra nga dy qëndra të ndryshme komandash (sa kohë që s’hyn në lojë ndonjë ‘i madh’, që ka fuqinë t’i njëjtësojë qëndrat), ishin të pranishme në vendin e ngjarjes me synimin për të mos bërë asgjë.