Arkiv-Lajme
Edi Rama me PR të ri
Edi Rama ka zgjedhur të përballet me Berishën me mungesën e vet. Ai është i pranishëm në çdo lëvizje të opozitës (dhe opozita ka zënë të lëvizë pas një përgjumjeje të gjatë qw pasoi fiasco-n e kalkuluar elektorale në Tiranë), por jo me zë e me figurë. Berisha është i pranishëm ditë për ditë e gjithë ditën, nga mëngjesi deri në mbrëmje, duke u mbirë në sy shqiptarëve e duke i dhënë gojës në çdo rrethanë. Flet gjepura në vijimësi, e duket sikur këtë gjë e ka strategjike, e jo patologjike. Po lëvizi e po foli, ai do kamera me vete.
Promovimi i Ngjelës, mungojnë të djathtët dhe Edi Rama
Spartak Ngjela ka promovuar në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës librin me refleksione politike dhe kujtime “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010”. Holli i UET-it, institucionit shtëpia botuese e të cilit ka botuar e promovuar edhe librin e Ngjelës, ka qenë i mbushur plot. Jo aq sa për të mos vënë re mungesën e aleatëve të dikurshëm politikë të kthyer me sa duket edhe në ‘armiq kulturorë’ të Avokatit. Nga e djathta kanë munguar të gjithë: nuk ka qenë i pranishëm as disidenti Besnik Mustafaj, njeri i letrave.
Përrallat e Berishës, episodet e Lubonjës, dhe shifrat kokëforte
Në një koment të botuar në gazetën “Panorama” Fatos Lubonja kritikon ashpër përrallat që tregoi Berisha në SHBA mbi mënyrën se si po e përballon Shqipëria krizën ekonomike që sillet rreth saj.
Plehrat italiane: denoncimi i vetmuar i Shekullit
Nishani në “Arena”: Burgaj nuk është ankuar për Kuliçajn në ambasadën amerikane!?
Ministri i Brendshëm Nishani ishte mbrëmë i ftuari i emisionit “Arena” të Roland Qafokut në “Planet TV”. Duke iu përmbajtur mënyrës së tij fisnike të argumentimit në foltoret publike, ai i përballoi me sukses pyetjet e panelit të gazetarëve që kishte përballë deri në momentin që iu bë pyetja fatale “Sipas kabllogrameve të publikuara nga WikiLeaks, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z. Burgaj, është ankuar se nuk mund ta shkakrkojë zëvendësin e tij Kuliçaj, sepse ky i fundit ka mbështetjen e Kryeministrit. Ç’koment keni për këtë informacion?” Z.
Vrasje nga mafia, nga dobësia, nga nderi
Faqet e para të të përditshmeve tona ishin të dominuara nga lajmet e kronikës së zezë. Vrasja e Arjan Selimit, për nga stili e motivimi mafioz i egzekutimit e për shkak të faktit që viktima ish një personazh i njohur në llojin e vet në jetën metropolitane, jo vetëm ish zgjedhur kryelajm nga të gjithë, por dhe ish mbuluar gjerë e gjatë si ngjarje. Është vrarë poshtë pallatit ku banonte, me pesë plumba.
Riviera shqiptare viktimë e suksesit të saj
Riviera shqiptare viktimë e suksesit të vet. Kështu e titullon reportazhin e saj gazeta neo-zelandeze New Zeland Herald e cila nuk harron të përmendë se Shqipëria u rendit si destinacioni nr. 1 për vitin 2011 nga Lonely Planet. Gazetari Birgit Ulrich vëren se shtimi i numrit të turistëve ka patur anën e vet negative: një mizëri ndërtimesh përgjatë vijës bregdetare nga Vlora në Sarandë që njihet edhe si Riviera shqiptare.
Spartak Ngjela, një ‘histori Shqipërie 1957-2010’
Gazetat ‘MAPO’ dhe ‘Panorama’ kanë publikuar sot lajmin për botimin e një libri të Spartak Ngjelës. “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010 / Refleksione dhe kujtime” do të vijë për lexuesit të martën pas një promovimi në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës. Përkulja…, siç shkruajnë dy gazetat, do të jetë i ndarë në dy vëllime, secili i përbërë nga dy libra. Siç zbulohet edhe në titull, natyra e librit do të jenë refleksionet dhe kujtimet.
Anna Wintour: Berlusconi ma shpif.
Anna Wintour, kryeredaktorja e famshme e revistës amerikane Vogue, ishte në Itali këto ditë, për të asistuar në javën e modës në Milano.
Ambasadori danez: Derën e BE-së do ta gjeni të mbyllur
Ambasadori danez, Karsten Ankjaer Jensen, e ka parë ftesën për në programin e mëngjesit Wake Up në Top Channel si një rast për të përsëritur disa kritika të forta në adresë të klasës politike shqiptare. "Pasi kam ndjekur Shqipërinë për tre vjet tashmë, mund të them se Shqipëria nuk është duke e konsideruar integrimin seriozisht. Mund të them se shikoj një hap përpara, dy hapa mbrapa. Kërkoj ndjesë që jam kaq i hapur”, u tha ai dy moderatorëve të programit, Enos e Ledionit. Për të “kjo është trishtuese të thuhet….
