Arkiv-Lajme

Morgan Freeman: Obama në Shtëpinë e Bardhë ka sjellë më shumë racizëm

Postuar në 24 Shtator, 2011 10:59

Aktori me ngjyrë i Hollywood-it, Morgan Freeman, që ka luajtur edhe rolin e Nelson Mandelës në një nga filmat e tij, është zbrazur mirë kundër grupimit politik të së djathtës amerikane Tea Party, që po dikton shumë zhvillime brenda partisë republikane. Rasti ka qenë një intervistë në studion e gazetarit britanik, Piers Morgan. Freeman thotë në këtë intervistë se, gjatë këtyre viteve, në të cilat Barack Obama ka qenë qeraxhi në Shtëpinë e Bardhë, “punët e racizmit janë bërë më keq se ç’kanë qenë”, dhe kjo jo për faj të Obama-s. Përkundrazi.

Spille, plazhi i burkës

Postuar në 24 Shtator, 2011 02:42

Një shkrim i korrespondentes së AFP në Shqipëri, Brizeida Mema, është marrë nga një radhë mediash të huaja ndër to edhe Al Arabiya, një televizion panarab me qendër në Dubai. Në qendër të reportazhit është plazhi i Spillesë, diku me Kavajës dhe Durrësit i cili mbiquhet edhe ‘plazhi i burkës’. Në një foto që shoqëron artikullin shfaqen një grup grash të mbuluara kokë e këmbë që lahen në det. Në një tjetër një grua në moshë mbytur gjithashtu në të zeza i kalon anash një bjondine të kolme në bikini të kaltër.

“Pëllumbi” Pollo: Pakti i Ramës, një lloj poshtërsie

Postuar në 24 Shtator, 2011 01:42

 

Berisha flet kodra pas bregut për ekonominë ballkanike

Postuar në 23 Shtator, 2011 13:11

Kryeministri ynë Berisha foli sot në Samitin e Liderëve të Ballkanit me temë "Një vizion për një të ardhme të përbashkët", të mbajtur në New York. Duke diskutuar për investimet e ndërsjellta në rajonin ballkanik, Berisha tha: “Fakti është që rajoni tani ka një dinamizëm të madh në shkëmbime, investime. Do t’ju jap dy shembuj. Në një hark të shkurtër kohor, prej vitit 2005 deri në vitin 2010, invesitmet turke në Shqipëri janë rritur katër herë. Katër vjet më parë, Kryeministri Erdogan më propozoi marrëveshjen e tregëtisë së lirë dhe unë rashë dakort me të.

A përbëjnë lajm listat?

Postuar në 23 Shtator, 2011 11:26

Tre ndër pesë gazetat kryesore në vend Panorama, MAPO dhe Gazeta Shqiptare (dy të tjerat janë Shekulli dhe Shqip) e kishin hapur sot faqen e parë me një shërbim dhe jo një lajm. Gazeta MAPO ishte më ‘e drojtur’ kur vjen puna te shkelja e rregullave të gazetarisë: listat me studentët fitues në universitetin publik i kishte lajm të tretë: dy të parët i ishin rezervuar lojës së negociatave për Presidentin e ri dhe një interviste të Artur Zhejit për antiamerikanizmin në vend.

Provohet falsifikimi i rezultatit të votimit në parlament

Postuar në 23 Shtator, 2011 07:08

Është një skandal i vërtetë ajo që ka ndodhur në parlament në fillim të korrikut, në momentin që po votohej ligji për censusin. Nga lista e deputetëve (kjo listë ka rënë në dorë të eksponentëve të Aleancës Kuq e Zi) që kanë votuar atë ditë, del se kanë qenë të pranishëm edhe deputetët Lefter Maliqi dhe Gëzim Dibra; majde, këta kanë votuar pro ligjit. Mirëpo, kanë dalë në dritë fakte, që tregojnë se ata s’kanë qenë as në parlament, as në Tiranë, as në Shqipëri atë ditë.

Berisha: Faji që na refuzohet statusi i vendit kandidat është i opozitës

Postuar në 23 Shtator, 2011 04:58

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri Berisha tregohet pesimist lidhur me përgjigjen që Brukseli do t’i japë kërkesës së Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE në muajin tetor. Ai nuk thotë se pret “jo”-në nga Komisioni Europian, por e lë të nënkuptuar këtë gjë. “Unë mendoj se Brukseli e ka bërë punën e tij. Bllokimi ka qenë në Tiranë dhe sërish është në Tiranë.

Amnistia fiskale ka dështuar

Postuar në 23 Shtator, 2011 04:24

Qeveria ka pasur shumë shpresa se amnistia fiskale do të çlironte energji financiare të fshehura, dhe do të inkurajonte biznesmenët me karta jo fort të rregullta që të përfitonin një ky’moment zero’ e të nisnin një erë të re në marrëdhëniet e tyre me shtetin. “Por amnistia fiskale ka dështuar”, thuhet në Shqip-in e sotëm, duke iu referuar disa të dhënave që egzistojnë tanimë. Nga shoqata e bankave shprehen: “I morëm të gjitha masat, përgatitëm stafet, kemi qëndruar në gatishmëri, por pakkush ka marrë vendimin për të deklaruar të ardhurat e padeklaruara deri në këtë moment”.

Fox News: Në SHBA po bëhet luftë klasash.

Postuar në 22 Shtator, 2011 16:32

Presidenti Obama bëri të ditur përpara ca ditësh idenë e vet për të rritur taksat për të pasurit, gjë që republikanët s’e kanë fort për zemër. Këta të fundit jetojnë me faktin që deficiti publik është i lartë e duhet zvogëluar, por burimin e të ardhurave për të zvogëluar deficitin e shohin tek ulja e shpenzimeve publike (ushtria, transporti, arsimi, shëndetësia, etj). Ndërsa Obama, tok me demokratët ,e shohin tek rritja e taksave, sidomos për milionerët e miliarderët..

Pajtim Lutaj vs. Mentor Petrela; një polemikë politike, personale apo profesionale?

Postuar në 22 Shtator, 2011 12:00

Një intervistë autoportret e Mentor Petrelës në ‘Gazetën Shqiptare’ ka shërbyer për një shkrim polemik anti-autoportret të kolegut të tij Pajtim Lutaj në gazetën ‘Shekulli’. Mentor Petrela mbahet si mik i kryeministrit të vendit Sali Berisha, ndërsa Pajtim Lutaj është vëllai i deputetit të qarkut të Fierit Pirro Lutaj.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme