Arkiv-Lajme

Një kabllogram që bie si fshikull mbi Berishën

Postuar në 19 Shtator, 2011 14:22

Ambasadori John Withers ka patur për Sali Berishën një mendim shumë më të keq se sa është menduar atomote dhe se sa mund të jetë përfytyruar në këto ‘kohë të kabllogramta’. Në një nga materialet e WikiLeaks-it, që mban datën 24 tetor 2008, ambasadori Withers përpiqet t’i bëjë një warming up Departamentit të Shtetit, përpara se ky i fundit të dërgojë për një vizitë në Shqipëri zv.ndihmësin e sekretarit të Shtetit, Stuart E. Jones.

Bill Clinton: Republikanët janë duke fyer inteligjencën e pasanikëve

Postuar në 19 Shtator, 2011 10:58

Bill Clinton e sheh të tatëpjetë rrugën që i ka mbetur Barack Obama-s deri në stacionin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale. “Kështu ndodhi dhe në vitin 1996, kur unë isha në Shtëpinë e Bardhë”, tha ai dje në programin Today të kanalit televiziv NBC. “Unë pata përplasje të mëdha me republikanët në vitin 1995, por në vitin zgjedhor 1996 u verifikua një klimë bashkëpunimi e dialogu, gjë që na dha munndësinë të kalonim në Kongres ligjin mbi pagën minimale”, përfundoi ai pa shpjeguar përse ndodhi atëherë e ku qëndron ngjashmëria mes konteksteve politike të dy kohëve.

Albin Kurti autoritar? 'Vetëvendosjes' i ikin dy deputetë

Postuar në 19 Shtator, 2011 09:41

Edhe në Prishtinë, ashtu siç është bërë modë në Tiranë, kanë filluar ‘zhvendosjet’ e deputetëve sa në një krah në tjetrin. Lëvizja 'Vetëvendosje' duke filluar që nesër do të tkurret me dy deputetë, duke e ulur numrin e ligjvënësve të saj nga 14 në 12 të tillë. Kësisoj partia e Albin Kurtit barazohet në numra me 'Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës' të Ramush Haradinajt. 'Vetëvendosjes' do t’i shkëputet 'Lëvizja për Bashkim' - parti që konkurroi bashkë me të në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Mali i Zi bën judaizmin fe zyrtare

Postuar në 19 Shtator, 2011 09:39

Judaizmi do të jetë fe zyrtare në vendin e vogël, fqinj i Shqipërisë, Mal të Zi. Kryeministri malazez Igor Luksic i tha të shtunën Yona Metzegerit kryerabinit ashkenazi se Podgorica do ta njohë judaizmin si fe zyrtare.

E pabesueshme: Topalli flet me “unë” në emër të maxhorancës

Postuar në 19 Shtator, 2011 08:58

Jozefina Topalli është e para në kampin demokrat, që merr përsipër të flasë në emër të maxhorancës në titull personal, duke folur në vetë të parë. E ka bërë sot në konferencën për shtypin në përfundim të një vizite rutinore në SHBA, së cilës është përpjekur t’i japë përmasa folklorike, jo duke shpjeguar vizitën dhe ndonjë takim, por duke përshkruar performance-ën e vet. “Unë u fola kongresmenëve amerikanë për demokracinë në Shqipëri, për mrekullinë që ka bërë liria dhe për transformimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë”, tha ajo përpara gazetarëve.

Lajmi 1: Do të ketë takim Tadiç-Thaçi. Lajmi 2: as që bëhet fjalë.

Postuar në 19 Shtator, 2011 07:10

Në versionin online të së përditshmes kosovare Zëri doli fillimisht një lajm, sipas të cilit do të mbahej në New York një takim midis kryeministrit Thaçi dhe Presidentit serb Tadiç. Ky lajm bazohej në pohime të bëra nga diplomatë të huaj të akredituar në Prishtinë. Të njëjtat burime kanë aluduar se temë e bisedës mes të dyve do të ish veriu i Kosovës, heqja e barrikadave të ngritura nëpër rrugë, dhe stabilizimi i gjendjes atje.

Do ta marrim statusin e vendit kandidat?

Postuar në 19 Shtator, 2011 05:33

Gjatë muajit tetor pritet të jepet opinioni i Komisionit Europian për përmbushjen nga Shqipëria të 12 rekomandimeve në funksion të marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE. Gjasat janë që ky opinion të jetë negativ. Nuk ka ndodhur asgjë në harkun e muajve të fundit, në fakt, që t’i bëjë eurokratët e Brukselit të kenë një mendim të ndryshëm nga ai që kanë patur herën e fundit, kur bënë refuzimin e Shqipërisë.

Votimi i fshehtë në Kuvend: Beteja e re e opozitës

Postuar në 19 Shtator, 2011 03:32

Grupi parlamentar i PS-së dorëzon sot në Kuvend paketën për reformën parlamentare, e cila ka në themel të saj kthimin e votimit të fshehtë për kandidatët e posteve shtetërore që plotësohen me votën e Kuvendit. Me ndryshimin që iu bë Rregullores së Kuvendit nga mazhoranca aktuale, shumica e votimeve në Kuvend për këto poste bëhet i hapur. Sinjalin e parë për kundërshtimin e fortë të reformës së paraqitur nga opozita, ende pa u zyrtarizuar ajo, e bëri Jozefina Topalli nga Uashingtoni, ku ishte për një aktivitet parlamentar të organizuar nga kongresmenët republikanë.

Minatorët e Bulqizës e duan fitoren të plotë

Postuar në 19 Shtator, 2011 03:24

Nuk dihet ende nëse paditë e Rulit e të Kuliçajt në adresë të Saimir Tahirit, i cili i ka denoncuar që të dy në sallën e parlamentit si të përzjerë në kontrabandën e mineralit të kromit, kanë mbërritur në Prokuroriinë e Përgjithshme. Dihet që Saimir Tahiri insiston në të vetën; madje, pas njoftimit për padi në ngarkim të tij, ai ka bërë nënvizime më të forta në programin ‘Zonë e Lirë’.

E Arta e Koloretos dhe Tirana In da Ghetto

Postuar në 18 Shtator, 2011 17:38

Koloreto Cukali në rubrikën e tij të përjavëshme te Shekulli, një nga këndet e pakta ku stili dhe botëvështrimi prodhojnë një risi në gazetarinë tonë të shkruar, shtjellonte getoizimin e Tiranës. Duke sjellë një shembull nga e përditshmja e tij, një vizitë në një zonë rezidenciale ku jetonte një mik dhe duke e vënë këtë përballë lagjes së vjetër dhe të përherëshme ku ka jetuar vetë, Cukali bën sa një panoramim aq edhe një përballje të qytetit post-komunist shqiptar. Ai i kundërvihet, jo me patetizëm, dizajnimit të Tiranës si qytet të 'neve' dhe 'atyre', 'të pasurve' e 'të varfërve'.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme