Arkiv-Lajme
Berlusconi në hall. Jo më pak italianët. Për shkak të tij.
Italianët kanë shumë mënyra për të qenë protagonistë në skenën botërore. Por kohët e fundit, kanë qenë protagonsitë veç në një mënyrë: nëpërmjet Silvio Bersluconi-t, kryeministrit të tyre të shumëdiskutuar, i cili ka eklipsuar modën, kuzhinën, futbollin, bukuritë turistike e natyrore të vendit të quajtur Il Bel Paese. Afërmendsh, nuk është mënyra më e mirë për të bërë PR. Për të flasin keq. Në Itali veç një pjesë e mass-medias flet keq, ndërsa jashtë Italisë flasin keq që të gjithë.
Kreshnik Spahiu fiton bastin publik
Në emisionin “Top Story” në “Top Channel”, Kreshnik Spahiu deklaroi mbrëmë se, në qoftë se Gjykata Kushtetuese nuk do të rrëzonte sot ligjin aktual të gjendjes civile (i cili përcakton nocionet e kombësisë së qytetarëve dhe procedurat e ndryshimit të saj), ai do të jepte dorëheqjen nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Sot gjykata vendosi ta rrëzojë këtë ligj me një votë 6-2. Në këtë mënyrë, Spahiu kurorëzon me sukses një nga betejat e tij më të rëndësishme publike, që kur u përfshi në “Aleancën Kuq e Zi”.
Censusi, Berisha, Sequi
U përurua dje në ambientet e INSTAT-it qendra e përpunimit të të dhënave të censusit të popullsisë e të banesave. Ndodheshin aty, përveç të tjerëve, kryeministri Berisha e ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, të cilët morën fjalën që të dy. Berisha zuri të fliste, dhe siç e ka zakon kudo e kurdo (në zyrën e tij, në festa fetare, në kisha e xhamia, mes shqiptarëve e të huajve), iu vërsul armiqve të radhës, që momentalisht janë eksponentët e Aleancës Kuq e Zi. Këtyre të fundit ai u kushtoi pjesën kryesore të fjalës së vet.
Kryegjyqtari i Vlorës, Artur Malaj: Konomi u vra nga mafia.
A.B. – Zoti kryetar, ku ndodheshit ju kur morët lajmin?
Nicholas Gage: Washington-i e Brukseli të deklarohen pro censusit në Shqipëri
Hellenicnews.com, një websajt i diasporës greke në Amerikë ka publikuar një artikull ku shpreh “alarmin” për censusin e muajit të ardhshëm në Shqipëri, nga i cili pritet numërimi i pakicave fetare e etnike. Artikulli e bazon ‘alarmin’ te prononcime të Këshillit Botëror të Diasporës Epirote, i cili u kërkon Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian që “të marrin masa që censusi të bëhet pa ndërhyrje, manipulime, frikësime apo ngacmime”.
Batutat Berisha-Rama priten si ujët e paktë nga shtypi
Të gjitha gazetat e përditëshme kishin sot si lajm të dytë ose të parë një radhë batutash të shkëmbyera mes kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama dhe kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha. Rasti ishte 20 vjetori i hapjes në Tiranë të Fondacionit gjerman Fridrih Herbert. Batuta e Ramës që ka zgjuar replikën e Berishës ka qenë pak a shumë “uroj të mos shkojnë në Berlin fjalët e Saliut, sipas të cilave ne jemi ekonomia e dytë në Europë pas Gjermanisë, pasi ne na duhet ende ndihma financiare e Fondacionit tuaj. Kjo vërtet do të ishte punë dreqi”.
Aleanca “Faq’e Zi” – një makth i Berishës
Në ceremoninë për hapjen e qendrës së të dhënave për procesin e ri të censusit të popullsisë dhe banesave, Berisha nuk mungoi të sulmojë për të n-tën herë Aleancën Kuq e Zi, e cila ka bërë një fushatë të fortë kundër deklarimit të besimit fetar dhe përkatësisë etnike, si dhe ka zhvilluar edhe fushata të tjera me ngjyra të forta kombëtariste. Berisha i quajti atavizma qëndrimet e kësaj aleance. “Kjo lëvizje quhet ‘Faq’ e Zi’.
FBI-ja e terrorizuar nga myslimanët e thjeshtë
Nga burokracia e FBI-së ka rrjedhur një dokument i çuditshëm, gati i pabesueshëm. Është fjala për një manual trajnimi për agjentët e kësaj buroje hetimi me famë ndërkombëtare, me anë të të cilit agjentëve u mësohet se si të përballen me terroristët islamikë. Çfarë ka në këtë mes? Asgjë, por nuk është ky problemi. Problemi është te përmbajtja e këtyre leksioneve.
Burgjet plot me të korruptuar?
Në Konferencën e organizuar nga BB-ja me temë “Për një qeverisje më të mirë”, kryeministri Berisha u mburr, se i kish mbushur burgjet plot për shkak të luftës kundër korrupsionit. Është pak e çuditshme kjo deklaratë, pasi nuk kuptohet se ç’lidhje ka një kryeministër me arrestimet e me dënimet e të korruptuarëve. E nëse mund të mendohet se Berisha thjesht po merr meritat e të tjerëve, lind pyetja: Kush janë këta të korruptuar që paskan mbushur burgjet? Mund të na japë dikush një duzinë me emra (ta zëmë se një duzinë mjafton për t’i mbushur dingas burgjet)?
Rezultatet e zgjedhjeve kanë nevojë të lexohen
Të përditshmet Shekulli e Panorama, me publikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 8 majit, i kanë paraprirë KQZ-së, që pritet të bëjë sot shpalljen zyrtare. Por nuk ka ndonjë news në këtë mes, pasi këto të dhëna egzistojnë prej kohësh në duart e partive e të medias. Mund të bëhet një résumé, megjithatë; ose mund të nënvizohet kjo résumé për të gjithë ata që e kanë bërë. Aleanca opozitare për të Ardhmen ka marrë 671 612 vota, ose 42,75% të të gjithë votave. Aleanca qeverisëse për Qytetarin ka marrë 813 335 vota, dmth rreth 140 mijë vota më tepër, ose 51,77% të të gjitha votave.
