Arkiv-Lajme

Sondazhi, Europianët: më mirë me Amerikën në krye

Postuar në 09 Shtator, 2011 10:56

Dhjetë vjet pas 11 shtatorit europianët ende dëshirojnë lidershipin amerikan në çështjet botërore. Përfundimi i mësipërm është nxjerrë nga botimi i përvitshëm Transatlantic Trends, sondazhi i të cilit do të publikohet më 14 shtator. Sipas manualit të përvitshëm të sondazheve të opinionit publik në Shtetet e Bashkuara, Turqi dhe 12 vende anëtare të BE-së, 54 përqind e të anketuarve nga vendet anëtare dëshirojnë që Amerika të tregojë lidership të fortë në çështjet botërore.

Ashton Kutcher lakuriq në emisionin e Ellen DeGeneres

Postuar në 09 Shtator, 2011 08:50

Ashton Kutcher, aktori amerikan që do të zëvendësojë Charlie Sheen në komedinë televizive ‘Two and a half man’ (Dy burra e gjysmë) është shfaqur lakuriq në emisionin e Ellen DeGeneres. Stili grafik i paraqitjes ka qenë në fakt pjesë e përpjekjeve për të reklamuar sezonin e ri të komedisë ‘Two and a half man’ pasi Kutcher është shfaqur cullak edhe në një reklamë për këtë serial. “Pjesët private” të aktorit janë mbuluar, por të pranishmit në emisonin Ellen DeGeneres Show kanë parë gjithçka.

Çarje në mazhorancë?

Postuar në 09 Shtator, 2011 06:12

Gazeta “Panorama”, “Gazeta Shqiptare”, “News 24” dhe “Ballkanweb” vazhdojnë edhe sot sulmin ndaj Sokol Olldashit, Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit. Pas akuzave për dhënien e një koncensioni monopolist për shtrimin e kabllove optike, Olldashi sot sulmohet për favorizim në tenderin për projektin 15-milionë eurosh të zgjerimit të portit të Vlorës. Aksioner kryesor në këto media është Irfan Musabelliu, një biznesmen i njohur për lidhjet e ngushta që ka patur me Ilir Metën.

Britanikët: Alarm, jemi më keq se Shqipëria

Postuar në 09 Shtator, 2011 06:02

“We’re worse than Albania”, ky ish titulli i një lajmi në të përditshmen the Sun. “Ne jemi më keq se sa Shqipëria” pra, kanë thënë, e me këtë kanë dashur të nënvizojnë gjendjen dramatike të tyre. Po për çfarë?  Është fjala për arsimin, më konkretisht, për nivelin, me të cilin bëhet dhënia e nxënia e lëndëve të matematikës e të shkencave në shkollat britanike. Sipas një sondazhi të kryer nga World Economic Forum, shkolla britanike ka rezultuar e 43-ta në botë përsa i takon edukimit shkencor, që ajo është në gjendje të bëjë. “Duam të jemi ambiciozë e kompetitivë në këtë botë?

Arvizu: Është e pandershme të thuash që Withers-i kish politikë personale

Postuar në 09 Shtator, 2011 05:42

Insinuatës së Berishës, se ambasadori Withers ka bërë politikë personale gjatë mandatit të tij në Shqipëri, i është dhënë ndërkohë një përgjigje e qartë disa muaj më parë, kur ambasadori Arvizu është intervistuar në Top Story. Në përgjigje të interesit të Ballës, se sa përfaqësonte z. Withers opinionin e tij personal dhe sa përfaqësonte qeverinë e Shteteve të Bashkuara, ai është shprehur gërmë për gërmë si më poshtë:

Mbyllet papritur revista Mapo

Postuar në 09 Shtator, 2011 04:59

Revista Mapo, një e përjavshme me frymë opozitare, mbyllet krejt papritur. Ajo ka filluar si një nismë mes Universitetit Europian të Tiranës dhe biznesmenit Agim Shënediella, dhe qysh në fillim është rënë dakord të kish atë frymë që ka pasur, gjë që dukej edhe tek emrat që e bënin, si Skënder Minxhozi në rolin e drejtuesit të saj, Lorenc Vangjeli që tok me Minxhozin ka përbërë tandemin që ka tërhequr revistën, por dhe emra të tjerë si Preç Zogaj, Artan Lame, Andi Bushati, Sokol Balla, etj.

Berisha: gazetarët ia bënë tetë me dy Withers-it!!!

Postuar në 09 Shtator, 2011 04:33

Intervista e mbrëmshme e Berishës në televizionin Klan ish e mbushur dhe me anektoda e me rrëfime të stilit të Berishës, të cilat janë pa burim të përcaktuar (në ndryshim nga WikiLeaks-i). Njëra sosh kish të bënte me një takim të Withers-it me gazetarët. “Në fund të gushtit 2008 ai [Withers] fton në zyrë tetë gazetarë, nga të cilët gjashtë kundërshtarë të egër të qeverisë; kundërshtarë të betuar. Dhe u thotë: Ju thirra këtu që t’ju them në mënyrë informale, por ju mund ta botoni, që Senati Amerikan nuk do ta pranojë Shqipërinë në NATO. Votimi ishte më 17 shtator.

Berisha: Withers-i ka bërë politikë personale

Postuar në 09 Shtator, 2011 03:57

Kryeministri Berisha i ka bërë mbrëmë në studion e programit Opinion një sulm të paprecedent ish-ambasadorit Withers. “Ky zotëri” tha ai më se njëherë në adresë të ish-ambasadorit, por pa ia përmendur emrin. Dhe më poshtë i skualifikoi kabllogramet, ku flitet shumë keq për të e për familjen e tij, si bëma të një njeriu që kish probleme personale me të. Pse? Sepse Withers-i ka menduar, sipas Berishës, që vetë Berisha paska luajtur urat në Washington për ta kryqëzuar ambasadorin për shkak të lidhjeve të supozuara me tregëtinë e armëve.

Përkthyesi i Kadaresë, një libër për përkthimin

Postuar në 08 Shtator, 2011 17:09

‘Particular Books’, një shtëpi botuese angleze ka hedhur në treg një libër të përkthyesit të Kadaresë, David Bellos.  Libri titullohet ‘Is That a Fish in Your Ear?: Translation and the Meaning of Everything’ dhe, sipas revistës the Economist nuk është një libër rreth përkthimit letrar, por rreth të gjitha llojeve të përkthimeve, rëndësisë së panjohur të kësaj mjeshtërie. Libri fillon me një pyetje në dukje të thjeshtë: Çfarë është përkthimi? Çfarë bëjnë përkthyesit? Çfarë na tregon aftësia e tyre për shoqëritë njerëzore?

WikiLeaks 2021: Luan Hoxha është kërcënuar përsëri

Postuar në 08 Shtator, 2011 12:10

Nga WikiLeaks-i tjetër që do të plasë pas nja dhjetë vjetësh, do të dalë një kabllogram me dt. 8 shtator 2011, i nënshkruar nga ambasadori amerikan Alexander Arvizu. Në të do thuhet, se “pasi dolën në dritë dokumenta të ambasadës sonë, me të cilëve provokoi bujë një që kish të bënte me gjeneral Luan Hoxhën, ky i fundit, shtatë ditë pas bujës së madhe, kërkoi t’më takonte. E prita në Ambasadë, ashtu siç kish bërë paraadhësi im me të. Ishte shumë i shqetësuar.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme