Çarje në mazhorancë?

Postuar në 09 Shtator, 2011 06:12

Gazeta “Panorama”, “Gazeta Shqiptare”, “News 24” dhe “Ballkanweb” vazhdojnë edhe sot sulmin ndaj Sokol Olldashit, Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit. Pas akuzave për dhënien e një koncensioni monopolist për shtrimin e kabllove optike, Olldashi sot sulmohet për favorizim në tenderin për projektin 15-milionë eurosh të zgjerimit të portit të Vlorës. Aksioner kryesor në këto media është Irfan Musabelliu, një biznesmen i njohur për lidhjet e ngushta që ka patur me Ilir Metën. Ky i fundit sot ka një seancë shumë të rëndësishme gjyqësore në Gjykatën e Lartë, e cila do të përcaktojë ekspertët që do të shqyrtojnë video-regjistrimin Meta-Prifti, në të cilën duket se bëhet fjalë për afera korruptive prej qindra mijra eurosh. Ekspertiza e kryer nga një ekspert amerikan dhe anglez për llogari të prokurorisë nuk u pranua nga gjykata.

Nuk ka të dhëna se dy ngjarjet e mësipërme kanë lidhje me njëra-tjetrën, por të bën përshtypje kohëzimi i sulmeve të forta të mediave të mësipërme ndaj politikanit që u rendit i dyti në votimin për kryesinë e PD-së. Historia e votimeve në këtë parti ka treguar që më shumë vota marrin gjithnjë njerëzit që përkrahen drejtpërdrejtë nga Berisha.

E.Z.

Comments

Submitted by A.G (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Po me shkele ne kallo nuk pyes se cfare bej! &quot;edhe baben e vras...&quot;A nuk jemi te tille?!Ky stan te jep dhe bulmet edhe bajga...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.