Berisha: gazetarët ia bënë tetë me dy Withers-it!!!

Intervista e mbrëmshme e Berishës në televizionin Klan ish e mbushur dhe me anektoda e me rrëfime të stilit të Berishës, të cilat janë pa burim të përcaktuar (në ndryshim nga WikiLeaks-i). Njëra sosh kish të bënte me një takim të Withers-it me gazetarët. “Në fund të gushtit 2008 ai [Withers] fton në zyrë tetë gazetarë, nga të cilët gjashtë kundërshtarë të egër të qeverisë; kundërshtarë të betuar. Dhe u thotë: Ju thirra këtu që t’ju them në mënyrë informale, por ju mund ta botoni, që Senati Amerikan nuk do ta pranojë Shqipërinë në NATO. Votimi ishte më 17 shtator. Së dyti, u tha: Qeveria shqiptare do ta përzërë OSBE-në se don të manipulojë zgjedhjet e 2009-s”. E me radhë të tretën, të katërtën. Dhe këta thirrën “Eureka”, dolën të ngazëllyer, në ekstazë nga takimi dhe të nesërmen të gjithë titujt e gazetave ishin: “Shqipëria nuk pranohet në NATO”.
Shikoni se si e vazhdon historinë: “Pas një muaji i ftoi sërish këta gazetarë në zyrë dhe iu dha një set të dytë të dhënash, që i kishte krejtësisht personale. Ata i thanë: E di si është puna, zoti Ambasador? Këto që na the tani, nuk i themi, se nga të parat që na the nuk doli asnjë e vërtetë.
Shih, shih, na dalka që kundërshtarët e betuar e të egër të Berishës në fushën e gazetarisë së pari nuk pranuakan apriori të dhëna nga ambasadori amerikan që diskreditojnë Berishën, së dyti paskan bajagi dinjitet e respekt për të vërtetën. A nuk duhet t’i besojë këta gazetarë, atëherë, edhe kur flasin për bëma korruptive të tij, e të njerëzve të lidhur me të?
E.G.
Comments
Berisha eshte nga ata
<p> </p><p>Berisha eshte nga ata individ qe lexohen dhe interpretohen lehtesisht e qartesisht per ate cfare nuk thone dhe per qellimin apo motivacionin e brockullave qe ai prrallis kuturu. Mund te kuptosh shume nga natyra e ketij njeriu te Zi nga konstrukti i fjalise, intonacioni, grimasat, megallomanine ne shprehje dhe ne "body language", shmangien e pergjigjeve, mungesen totale te koherences logjike dhe te respektit njerezor (as qe mund te behet fjale per maniera me te sofistikuara tek ky individ) etj etj... Kupton shume madje edhe ne marredhenien qe ky individ ka me te birin e tij dhe eshte fatkeqesi qe Intervistuesi duket se nuk ka as inteligjencen e duhur apo kurajon civile (pasi smund te beht fjale per profesionalizem te gazetarit) qe ti bej pyetje tej atyre qe ka pranuar tu pergjigjet Berisha. Persona si Fevziu jane pikerisht ata qe justifikojne dhe ndihmojne mbajtjen ne kembe te ketyre Kermave Diktatoriale. Dhe qe nje dite duhet te mbahen mend me krup e neveri per rolin e tyre si kllouna te regjimit.</p>
Add new comment