Arkiv-Lajme

Kompania gjermane fiton gjyqin për shnapsin ‘Fuck’

Postuar në 14 Shtator, 2011 16:38

Një kompani gjermane ka fituar një gjyq që i lejon të regjistrojë si trademark një fjalë të ndyrë, emrin e së cilës do të mbajë edhe shnapsi i prodhuar prej saj. Bëhet fjalë për ‘Ficken’, ekuivalenten gjermane të së shumënjohurës së anglishtes ‘Fuck’. Ky term do të jetë i mbrojtur ligjërisht si trademark dhe së shpejti lloje të ndryshme pijesh alkoolike do të kenë në etiketë emrin ‘Ficken’. Sipas revistës gjermane ‘Der Spiegel’, frekuentuesit e bareve në Gjermani mund të ndihen disi të sikletosur kur të kërkojnë një shnaps ‘Ficken’, por ligji do të jetë në anën e pronarëve.

Si do të përfundojë gjyqi në ngarkim të Ilir Metës?

Postuar në 14 Shtator, 2011 14:00

Të premten zhvillohet séanca gjyqësore e radhës në ngarkim të ish-zv.kryeministrit Ilir Meta, i cili akuzohet nga prokurorët shqiptarë për shpërdorim detyre. Prova e madhe e akuzës është videoja e transmetuar nga televizioni Top-channel, ku Ilir Meta shfaqet duke i premtuar tangjente, në këmbim të “ndereve” për militantë partie, ministrit Dritan Prifti, në zyrën e këtij të fundit. Në emër të Prokurorisë, çështjen në seancë gjyqësore e mbron Bujar Sheshi, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Tiranë.

Ka më shumë femra me diplomë universitare se sa meshkuj

Postuar në 14 Shtator, 2011 08:42

Numri i femrave të diplomuara është më i madh se sa ai i meshkujve. Ndër 34 vendet e OECD-së (Organisation for Economic Co-operation and Development), vetëm Gjermania e Zvicra janë në kundër tendencë, dmth meshkujt e diplomuar janë më të shumtë se sa femrat. Tendenca e dominimit ‘akademik’ të femrave nuk është krejt e re. Në vitin 2000, përqindja e femrave të diplomuara ka qenë 54. Ndërsa në vitin 2009 (është momenti i fundit, që janë marrë të dhëna të tilla), kjo shifër shkoi në 58%.

Moody’s: Dy banka me filiale në Shqipëri zbresin një shkallë më poshtë në besueshmëri

Postuar në 14 Shtator, 2011 05:30

“Bloomberg Businessweek” njofton se agjensia e vlerësimit të kreditimit Moody’s ka ulur një shkallë më poshtë dy banka franceze për shkak të ekspozimit të tyre ndaj borxhit shtetëror grek. Credit Agricole u ul në vlerësim nga Aa1 në Aa2 ndërsa Societe Generale Aa2 në Aa3. Credit Agricole është banka “mëmë” e Emporiki Bank, me filial në Shqipëri. Ndërsa Societe Generale ka filialin e vet në Shqipëri, e njohur më parë si Banka Popullore.  

P. Xhufi: Politika shqiptare është si një gropë septike

Postuar në 14 Shtator, 2011 04:45

Historiani dhe ish-diplomati Pëllumb Xhufi, i dalluar për diatribat e tij publike në mbrojtje të interesit kombëtar (të vizioneve të veta kombëtariste, do thosh dikush tjetër), ka dhënë në të përditshmen Shekulli një intervistë, e cila vërtitet rreth fabulës së kabllogrameve.

Një konferencë e ngeshme "për qeverisje të mirë"

Postuar në 13 Shtator, 2011 16:10

“Qeveria është e angazhuar me luftën zero tolerancë ndaj korrupsionit, nuk ka armik më të etur pwr njeriun e lirë se korrupsioni. Ai është fenomeni më negativ në shoqëri. Është përcaktues në suksesin e gjithë reformave të tjera. Asnjë reformë nuk mund të ketë një sukses pa një lufttë kundër korrupsionit, askush nuk është imun ndaj korrupsionit. Luftën kundër korrupsionit do e fillojmë nga vetja jonë”. Kush i ka thënë këto fjalë të futura në thonjëza?  Kush thotë se “luftën e korrupsionit do ta fillojë nga vetja”? Ndonjë politikan që sapo ka fituar zgjedhjet?

Abuzimet seksuale, padi në Hagë për Papa Benediktin

Postuar në 13 Shtator, 2011 14:54

Viktimat e abuzimeve seksuale nga klerikët e kishës katolike i kërkojnë Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve kundër Njerëzimit në Hagë që të hetojë Papa Penediktin dhe tre zyrtarë të lartë të Vatikanit me akuzën e lejimit të përdhunimit dhe abuzimit të fëmijëve. Lajmin e bën të ditur agjencia Reuters. Dy shoqata jo-qeveritare paditën Papën dhe zyrtarët katolikë për krime kundër njerëzimit sepse ata toleruan dhe mundësuan krime seksuale. Por, sipas Reuters-it, ka pak gjasa që Gjykata e Hagës ta marrë në shqyrtim një padi të tillë.

Opozita ka filluar të bëjë opozitën

Postuar në 13 Shtator, 2011 14:48

Opozita ka filluar të bëjë opozitën. Me sa duket, e ka kapërcyer momentin e shock-ut pas masakrës elektorale të 8 majit. E nëse është kështu, shock-u post-elektoral kilometrik nuk është për t’u vajtuar. Përballë saj është një regjim që kontrollon gjithçka, e për këtë arsye duhet filluar me denoncimin. Denoncimi mund të bëhet kudo, në gazeta, në ekrane televizionesh, on-line e off-line, por është ndryshe kur e bën në parlament. Ka tjetër impakt kur e bën aty.

Republikanët në debat: kush s’ka pará të kurohet, le të vdesë!

Postuar në 13 Shtator, 2011 12:34

Të hënën në mbrëmje ish një debat në CNN midis kandidatëve republikanë për postin e Presidentit, që drejtohej nga gazetari i njohur Wolf Blitzer. Nga fundi i programit, iu bë një pyetje hipotetike kandidatit Ron Paul, congressman i Teksasit. “Çfarë do t’i thoshit një 30 vjeçari, që është i sëmurë, që është në koma, por që nuk ka bërë siguracionin shëndetësor, ngaqë gjithë kohën ka qenë me idenë, se ai është i ri, i shëndetshëm, e se nuk ka për të ardhur një ditë që mund të ketë nevojë për shërbime spitalore?

Elis Guri, “tradhtari” që bëhet kampion bote për Bullgarinë

Postuar në 13 Shtator, 2011 06:34

Mundësi shqiptar, shkodrani 28 vjeçar Elis Guri, është shpallur kampion bote për… Bullgarinë. Në Kampionatin Botëror të Mundjes që po zhvillohet në Turqi shkodrani ka fituar titullin kampion bote në mundje klasike në peshën 96 kilogramë. Guri e la Shqipërinë për Bullgarinë në vitin 2008 dhe dy vite më vonë ekipi ballkanik i siguroi pasaportë bullgare duke e bërë nënshtetas. Guri përfaqësoi bullgarët në Kampionatin Botëror të Turqisë duke u dhënë atyre medaljen e artë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme