Mali i Zi bën judaizmin fe zyrtare

Postuar në 19 Shtator, 2011 09:39

Judaizmi do të jetë fe zyrtare në vendin e vogël, fqinj i Shqipërisë, Mal të Zi. Kryeministri malazez Igor Luksic i tha të shtunën Yona Metzegerit kryerabinit ashkenazi se Podgorica do ta njohë judaizmin si fe zyrtare. Gjatë një takimi në kryeqytetin e Malit të Zi shefi i qeverisë i tha shefit të sektit ashkenazi se besimi hebraik do të marrë të njëjtin status ligjor, ashtu si katolicizmi roman, krishtërimi ortodoks dhe muslimanizmi.  Në republikën fqinjë nuk jetojnë më shumë se një grusht hebrejsh, por zyrtarët shpresojnë se ngritja e stausit të fesë hebrarike do të shtojë interesin dhe investimet e hebrejve nga e gjithë bota në Mal të Zi. Yasha Alfandri, President i Komunitetit hebre në Mal të Zi i mirëpriti deklaratat e zyrtarëve malazezë.

Vitet e fundit kanë qenë disa shtete në Ballkan që kanë shfaqur interes në rigjallërimin e komuniteteve hebrej që kanë ekzistuar në rajon që në antikitet. Maqedonia ka ndihmuar me financimin e një muzeu hebraik  në Shkup; qyteti i Selanikut në Greqi i ka mëshuar trashëgimisë së tij të pasur hebraike, ndërsa Shqipëria, vitin e shkuar, emëroi të parin kryerabin të vendit. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta izraelite Jerusalem Post.  
L.A.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.