Arkiv-Lajme

Përballë Obama-s në garë mund të jetë një republikan me ngjyrë

Postuar në 04 Tetor, 2011 08:10

Barack Obama u shpreh dje, me një përunjësi jo fort presidenciale, se ai do futet i penalizuar në garën e vitit të ardhshëm për të rinovuar mandatin në krye të Shtëpisë së Bardhë. “Underdog” ishte etiketa që ai i vuri vetes pa të keq, dhe kuptimi është pikërisht ky: dikush që ka pak shanse për ta fituar një garë. Duhet thënë, se kjo mund të jetë dhe një përunjësi strategjike, dmth mund të jetë diçka e thënë në mënyrë të studjuar për të provokuar një efekt të dëshiruar elektoral.

Shaqa Shatri: Ilir Kumbaro më ka vjedhur identitetin

Postuar në 04 Tetor, 2011 04:14

Ilir Kumbaro është një personazh i famshëm, tanimë. Ai është akuzuar nga Prokuroria Shqiptare për rrëmbimin e vrasjen e biznesmenit kosovar Remzi Hoxha. Por nuk mund të gjykohet në Shqipëri, pasi ka kërkuar azil politik në Londër, qysh në vitin 1996, ku jeton me identitet të rremë. Ish- kryetari i Degës së Parë Operative në Drejtorinë e SHIK-ut në Tiranë mban emrin Shaqa Shatri.

Presidentin Obama e krahasojnë me Hitlerin

Postuar në 04 Tetor, 2011 03:36

Këngëtari amerikan i rrymës Country, Hank Williams, Jr., i ftuar në programin “Fox & Friends” të televizionit Fox News, ka këputur një të fortë dhe ka lënë pa gojë shumë vetë. Ai nisi duke thënë se “kandidatët republikanë për postin e Presidentit nuk i pëlqejnë”, dhe pak më pas u shfaq i skandalizuar nga fakti që republikani John Boehner, speaker-i i Dhomës së Përfaqësuesve, bëri një lojë golfi me Barack Obama-n, Presidentin e SHBA-ve. Dhe këtu ish momenti për t’u lëshuar: “Do të ish njësoj sikur Hitleri të luante golf me Netanyahu-n”. “Si, si?

Berisha “e dredh” për reformën zgjedhore

Postuar në 04 Tetor, 2011 00:33

Me dhjetra herë kemi parë Berishën në dy vjetët e fundit të rrahë gjoksin se është i gatshëm të pranojë çdo reformë zgjedhore të propozuar nga opozita e të aprovuar nga ODIHR-i dhe Komisioni i Venecia-s. Por dje morëm vesh nga Damian Gjiknuri, negociatori i PS-së për reformën zgjedhore, se negociatorët e PD-së i kanë dërguar një e-mail, në të cilin thonë se mund të diskutojnë vetëm rreth rekomandimeve në raportet e ODIHR-it për zgjedhjet.

Vetvendosja në Washington: ambasadori Dell po na dëmton

Postuar në 03 Tetor, 2011 16:33

Gazeta kosovare Express shkruan se deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Florin Krasniqi, ka ‘paditur’ në Washington ambasadorin amerikan në Prishtinë. Në një takim me kongresisten amerikane Ileana Ros – Lehtinen, Krasniqi denoncoi ambasadorin amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, për të cilin tha se nuk i respekton rregullat e demokracisë amerikane. “Një gjë që nuk më pëlqen është se ambasadat amerikane nuk janë duke luajtur rolin pozitiv që iu takon në rajonin tonë.

Afron Nobeli, bookmakers-at ‘rrëzojnë’ Kadarenë

Postuar në 03 Tetor, 2011 16:25

Gazeta londineze The Guardian në një artikull të sotmin hap zyrtarisht lojën e basteve për çmimin Nobel në letërsi për vititn 2011. Çmimi, sipas Akademisë Suedeze, shpallet të enjten në mesditë dhe gazeta ka nxituar të hapë ‘garën e përvitëshme’ të ankthit mes të mëdhenjve të letërsisë. A është më në fund radha e amerikanit Philip Roth?, pyet The Guardian. Ndërkohë, më i kuotuari nga bookmakers-at anglezë është i shumëpërfoluri, poeti sirian Adonis me 4/1 i ndjekur nga favoriti i vitit të shkuar poeti suedez Thomas Tranströmer me 11/2.

Filluan “surprizat” e Censusit

Postuar në 03 Tetor, 2011 16:04

Duket se po ndodh ajo, së cilës i janë trembur shumë njerëz qysh nga momenti që në parlament u miratua ligji mbi regjistrimin e popullsisë: disa shqiptarë janë duke u deklaruar si grekë. Në fshatin Shën Gjergj të Korçës, një numër i madh banorësh (të gjithë, sipas balkanweb.com-it) pretendojnë se origjina e përkatësia e tyre etnike është ajo greke. Ata askush nuk i ka njohur për grekë deri më sot.

Bie ndjeshëm zhdoganimi i mallrave të akcizës

Postuar në 03 Tetor, 2011 10:48

 

Në 6-mujorin e parë të këtij viti, pati një ulje të ndjeshme të zhdoganimit të mallrave të akcizës, të quajtura ndryshe “të forta”. Sipas të dhënëve zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, rezulton se sasia e cigareve të fututra në Shqipëri nëpërmjet doganave në 6 muajt e parë të vitit ishte sa 73% e sasisë së 6-mujorit të parë të vitit të kaluar. Ndërkohë, sasia e karburantit të zhdoganuar pësoi një rënie prej 22% dhe ajo e birrës një rënie prej 11%.

Marrëveshja mbi Paktin Detar duhet rinegocjuar nga e para

Postuar në 03 Tetor, 2011 05:48

Këto ditë ka dalë lajmi se së shpejti do të rifillojnë negociatat shqiptaro-greke për trajtimin nga e para të çështjes së kufirit detar midis dy vendeve fqinje. Qeveria shqiptare, e cila i doli për zot marrëveshjes së parë, është ndjerë shumë ligsht në momentin që Gjykata Kushtetuese e shpalli marrëveshjen fillestare aq të qortuar e të denoncuar si një marrëveshje që binte në kundërshtim me kushtetutën dhe me Konventën e OKB-së për të Drejtën e Detit.

Gjysma e çmimit të karburantit vjen prej taksave

Postuar në 03 Tetor, 2011 05:05

Ju kujtohet se me çfarë çmimi e blini karburantin? Me siguri, që po. Nuk mund të mos e dini. Karburanti na është bërë si buka, si perimet, e si mallra të tjera të “shportës”. Deri para ca vitesh nuk ishte kështu, dhe jo vetëm sepse çmimi ka qenë më i ulët, shumë më i ulët, por edhe sepse karburanti ishte një problem (nëse ka qenë problem) për pakicën. Shumica nuk kanë patur makina.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme