Metropolitani Ngjela dhe katundari Ndoka

Postuar në 22 Shtator, 2011 08:02

Ekcentricitetit të tij emblematik, avokati Spartak Ngjela i ka bashkangjitur një shprehje të shkrimtarit amerikan Ezra Paund “kultura vjen nga metropolet”. Me anë të saj ka dashur të shprehë ‘përbuzjen’ për takimin e parë të partive të Opozitës së Bashkuar të zhvilluar në selinë e Partisë Demokristiane të Nard Ndokës. “Ne nuk mund të futemi në një kasolle e të marrim vendime të mëdha për të ardhmen”, është shprehur Ngjela duke iu referuar tryezës së partive në mjediset e PDK-së së Ndokës. Spartak Ngjela ka munguar në takimin e djeshëm dhe kureshtjes së gazetarëve i është përgjigjur me ‘një do ta them më vonë arsyen’. Kjo e fundit erdhi sot pas një prononcimi të avokatit për të përditshmen ‘Panorama’. Pas mungesës së Ngjelës, por edhe të Gjinushit e Dules, koordinatori i Opozitës, Preç Zogaj u shpreh se mosardhja e tyre në tryezë nuk kishte të bënte me motive politike. Motivet, me sa duket, janë imobiliare pasi Ngjela, sipas prononcimit të tij, i parapëlqen takimet e rëndësisë së madhe në mjedise të tilla si Pallati i Kongreseve, Muzeu Kombëtar, apo në ndonjë hotel të madh.    

L.A.

Comments

Submitted by backa (not verified) on

<p>Kultura vjen nga kthjellimi i arsyes;perkundrazi ka metropole si Nju Jorku qe kane lagje kulturalisht te degraduara.Avokati eshte i papergatitur si ushtar,epo po je vetem,do besh dhe ushtarin dhe gjeneralin;hall i madh!Mire eshte qe avokati te mesohet me kasollen,se nuk i dihet,mbase ne 2012 do vije fundi i botes dhe kasollja te shpeton koken.Moj kasolle ku na mblodhe...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.