Arkiv-Lajme

Rama sulmon kryeministrin, dhe flet për plehrat, mjedisin, territorin, turizmin

Postuar në 22 Tetor, 2011 16:23

Edi Rama i është përgjigjur Berishës në sulmin që ku i fundit u bëri të gjithë atyre që janë rreshtuar kundër ligjit të njohur në publik me emrin “ligji i plehrave”. “Aleanca e plehut”, i quajti kryeministri kundërshtarët e ligjit, duke filluar me presidentin e duke përfunduar tek ambientalisti më i parëndësishëm në vend.

Clinton ka kërkuar mendim nga Jobs-i lidhur me çështjen Lewinsky

Postuar në 22 Tetor, 2011 13:19

Nuk kanë kaluar as dy-tri javë nga vdekja e Steve Jobs-it, dhe një biografi e tij është gati për lexuesit. E ka shkruar me shpejtësi neutrinosh Walter Isaacson, dhe në të tregohen përveç të tjerash marrëdhënie humane të shpikësit të Apple-it me diva të Hollywood-it, me sivëllezër të tij në Silicon Valley, dhe me politikanë të rëndësishëm të SHBA-ve. Një nga këta të fundit është Bill Clinton-i. Ka anektoda interesante në këtë libër me Mick Jagger-in, me Bob Dylan-in, etj. Por më interesantja duket se është ajo që ka të bëjë me një bisedë të Jobs-it me Clinton-in.

Reforma zgjedhore komplikohet: tani në lojë është dhe LSI-ja

Postuar në 22 Tetor, 2011 12:51

Ilir Meta ka patur vazhdimisht pretendimin që ligji elektoral në fuqi i dalë nga një marrëveshje mes Berishës e Ramës ka synuar penalizimin e partive të vogla, e në mënyrë të veçantë penalizimin e LSI-së. Ky është një pretendim që i është njohur nga vëzhguesit e vëmendshëm të politikës. Janë të shumtë ata që vënë dorën në zjarr se këtë ligj e ka kërkuar në mënyrë të veçantë Rama, me shpresën se Meta do të asgjësohej njëherë e mirë, dhe kështu ai s’do ta kish si ferrë nëpër këmbë.

PS-ja zhvillon sot një çerek “Primaries”

Postuar në 22 Tetor, 2011 08:16

Nën shembullin e dy partive kryesore amerikane, moda e votimit të përgjithshëm brenda elektoratit të një partie për përcaktimin e udhëheqësit apo kandidatëve të saj (i njohur në SHBA me emrin “primaries”) ka kohë që është përhapur në partitë e mëdha europiane. Në Shqipëri, PS-ja është e vetmja parti që, në mënyrë të ndrojtur, ka ndjekur shembullin e partive europiane. Zhvillon votim të përgjithshëm me parimin ‘Një anëtar, një votë”, pra, pa përfshirë elektoratin e saj në këtë votim.

Vdekja banale e Gaddafi-t: ja fjalët e fundit të tij

Postuar në 22 Tetor, 2011 06:25

Moammar Gaddafi ka qenë një diktator i pamëshirshëm. Janë me mijra viktimat, mbi të cilat ai ka ngritur sundimin e tij për dekada me radhë. “Qen i tërbuar” e kanë quajtur për shkak të mizorive që ka bërë. Si mund të sillet një njeri i tillë në rrethanat, kur një turmë e kërcënon me vdekje? Gaddafi ka qenë i frikësuar e i terrorizuar në minutat e fundit të jetës së tij.

Gazmend Oketa: Konflikti Topi-PD është i përkohshëm

Postuar në 22 Tetor, 2011 05:56

Gazmend Oketa thotë për televizionin Oranews, se “në bazë të Statusit të Partisë Demokratike, zoti Topi është automatikisht anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe unë besoj se do të ishte edhe në nderin e PD-së të respektonte së pari statutin, detyrimin statutor”. Më pas Oketa e lë mënjanë “nderin e PD-së”, dhe futet në arsyetime praktike. Sipas tij është e mundur që Topi të rikthehet në partinë e tij, dhe kjo jo vetëm për faktin që statuti e lejon. Konfliktin e këtyre kohëve mes Topit e PD-së ai e sheh si diçka që, në stilin e logjikën e politikës shqiptare, do të harrohet.

Sokol Balla merret me probleme të medias në një libër të tijin

Postuar në 22 Tetor, 2011 05:37

Gazetari Sokol Balla ka publikuar librin e tij me titull “Fjala e lirë, sfidë europiane” , i cili trajton problematikat e lirisë së shprehjes dhe të medias në Shqipëri. “Dikur, flas për ne gazetarët që e kemi nisur karrierën në fillim të viteve ’90, diku nga fundi i viteve ’90 kemi pasur një armik, një përbindësh dhe ai ishte qeveria apo autoritetet.

Brukseli: Të paktën tani kemi premtime nga Tirana

Postuar në 22 Tetor, 2011 05:27

Ka kaluar pa ndonjë bujë të madhe vizita tri-ditore në Tiranë e Stefano Sanino-s, drejtorit të përgjithshëm për zgjerimin në Komisionin Europian. Në fakt, vizita ka qenë e planifikuar për t’mos provokuar bujë mediatike, ngaqë Sanino-n nuk e kemi parë të japë intervista apo të thotë gjëra lidhur me qëllimet dhe rezultatet e vizitës së tij. Por qëllimi është marrë vesh, sidoqoftë.

Arsyet pse italianët tolerojnë Berluskonin? Severgnini jep 10

Postuar në 21 Tetor, 2011 16:22

Një libër i ri me autor gazetarin Beppe Severgnini i titulluar Mama mia, i publikuar disa muaj më parë në Itali,  është përkthyer në SHBA në gjuhën angleze. Severgnini jep arsyet (kemi shkruar diçka për këtë në respublica.al në momentin e publikimit në italisht) se pse italianët e durojnë kryeministrin Silvio Berluskoni. Si ka mundësi që Berluskoni erdhi në pushtet me vota në vitin 1994, u votua sërish në vitin 2001 dhe sërish prapë më 2008?

“Bamir Topi sërish në PD” është një opcion i pamundur?

Postuar në 21 Tetor, 2011 10:15

Bamir Topi, i pyetur nga Sokol Balla në programin Top Story, nëse do të krijojë një parti të re pas përfundimit të mandatit presidencial, la të nënkuptohej, se po. Sipas statutit të Partisë Demokratike, atij i njihet në çdo rrethanë një vend në Këshillin Kombëtar të kësaj partie, por ai nuk eci asaj ane. Nuk e përmendi këtë nen të statutit, dhe nuk e pa atë si mundësi për t’u rikthyer në shtëpinë e tij të vjetër politike.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme