Arsyet pse italianët tolerojnë Berluskonin? Severgnini jep 10

Postuar në 21 Tetor, 2011 16:22

Një libër i ri me autor gazetarin Beppe Severgnini i titulluar Mama mia, i publikuar disa muaj më parë në Itali,  është përkthyer në SHBA në gjuhën angleze. Severgnini jep arsyet (kemi shkruar diçka për këtë në respublica.al në momentin e publikimit në italisht) se pse italianët e durojnë kryeministrin Silvio Berluskoni. Si ka mundësi që Berluskoni erdhi në pushtet me vota në vitin 1994, u votua sërish në vitin 2001 dhe sërish prapë më 2008?

Rezultatet raskapitëse në zgjedhjet lokale dhe në referendumin e vitit 2011 sugjerojnë një erë ndryshimi, por pyetja mbetet: Pse shumica e italianëve e mbështesin, votojnë ose e durojnë?, shkruan në prezantimin e librit sajti amerikan Slate. Nëse Berluskoni ka mbijetuar në politikën italiane për 20 vjet duhet të ketë një arsye, vazhdon Slate. Në fakt Beppe Severgnini jep 10 arsye: 1-Faktori njerëzor, 2-Faktoi hyjnor, 3-Faktori Robinson, 4-Faktori Truman, 5- Faktori Hoover, 6-Faktori Zelig, 7-Faktori harem, 8-Faktori Medici, 9-Faktori T.I.N.A., dhe 10-Faktori Palio.

Beppe Severgnini është kolumnist i gazetës Corriere della Sera dhe bashkëpunëtor i gazetave Time, Financial Times dhe The Economist. Libri Mamma mia ka 200 faqe, është publikuar nga  Rizzoli Ex Libris dhe mund ta gjeni në Amazon të shtypur ose në variantin Kindle.

H.B.

Comments

Submitted by hapi (not verified) on

Pa lidhje me temën por nuk di ku ta shkruaj:

Respublica, a mund të na thoni ndonjë gjë për kto fotot që vendosni në faqe të parë. Shumica e fotove janë të marra shabllon nga faqe italiane, por nuk e kuptoj se çfarë roli luajnë. Plus që shumica janë me përmbajtje shalësh e gjoksesh. Dhe komentet janë shpesh tepër të cekta sidomos kur ka femra, shkurt janë maskiliste pa kripë.

Jo për ndonjë puritanizëm por të paktën vendosni një diçiturë me pak më shumë lezet ose ndryshoni pak fotot. Kur vijmë te Respublica nuk vijmë me pa shalë e gjokse, mor burr i dheut. Me shalë e gjokse është interneti plot, por vijmë të lexojmë diçka që nuk e lexojmë diku tjetër, po sa për "gossip"  mbi dashuritë e George Clooney-t edhe me ata është interneti plot. Ngrijeni pak nivelin ju lutem, se çfarë i shtoni internetit nuk janë lajmet rozë.

Nejse, ndoshta është politikë e juaja që të vendosni Ilirin, Saliun, Edin, Berluskonin, Topallin e Topin dhe emrat e artikullshkruesve përballë bythve të Rihanës apo ndonjë tjetre.

Submitted by Anonim (not verified) on

Mire aty hapi, shume dakord me kete, edhe une kam mbetur me goje hapur kur perbri artikujve me pretendime intelektuale shikoj fotografi te Lady Gaga-s me meteor qe po i bien mbi koke apo dhembet e krimbur te Lindsay Lohan....nuk e perfytyroj dot Muç Nanon duke qemtuar foto shalesh neper internet per t'i perzgjedhur per te Respublica. Lutem respublica, ngrijeni pak nivelin...

Submitted by Antropomorfi (not verified) on

Lere, lere! Sipas meje e bejne vetem per te zene vendin bosh. Eshte, si te thuash, nje truk tipografik, por krejtesisht i pagoditur.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.