Arkiv-Lajme
Ilir Meta i mbahet variantit të vet; padit gazetën la Repubblica.
Ilir Meta mohon të ketë dhënë një intervistë për të përditshmen italiane la Repubblica. Kjo e fundit publikoi faktin që kish intervistuar Metën, dhe që ish-zv.kryeministri shqiptar është shprehur se “nuk e ka njohur kurrë Lavitola-n”. Ca orë më vonë, e njëjta gazetë informohet mbi një njoftim të Metës për shtypin e Tiranës, ku thuhet se “Lavitola-n e kam njohur prej kohësh si kryeredaktor të një gazete italiane”, dhe ironizon qysh në titull kthesën 180 gradëshe që Meta, sipas gazetës, ka marrë në harkun e 24 orëve.
Ilir Gjoni: Berisha ka lejuar vrasësin e Xhindit të ikë në Greqi
Dje në parlament u ngjit në foltore deputeti Ilir Gjoni, i cili mbulon çështje të rendit e të sigurisë në rangjet hierarkike të PS-së. Dhe foli pikërisht mbi këtë argument, duke evidentuar të dhëna interesante, që nuk u përgënjeshtruan nga askush në sallën e Kuvendit. “Vetëm këta 10 muaj u arrit numri i 100-të i të vrarëve. Po vetëm në këta 10 muaj janë 18 banka të nivelit të dytë, të cilat janë sulmuar me armë. Për të mos kaluar te rasti i atentateve të tipit mafioze siç është rasti i gjyqtarit në Vlorë”, tha ai mes të tjerash.
5 mite për mbipeshën
Në serinë e saj “5 mite për...”, gazeta Washington Post merrej sot me problemin e mbipeshës, i cili është bërë shqetësues për popullsinë urbane kudo në botë. Po i rendisim më poshtë 5 mitet, të shoqëruara shkurtimisht me kundërargumentin çmitizues të Washington Post-it.
Miti 1: Pamundësia për të blerë fruta e perime të freskëta rrit përdorimin e ushqimeve që shkaktojnë mbipeshë.
Rritja këtë vit 1,9%, ndërsa vitin tjetër 1%
Nuk kuptohet pse s’iu kushtua fare vëmendje një raporti të Bankës Europiane, e cila, e bazuar në të dhënat e veta, por edhe në ato të institucioneve shqiptare (në radhë të parë të INSTAT-it), bën parashikime shumë pesimiste lidhur me rritjen tonë vjetore. Ky parametër zhvillimi, që përdoret shpesh për të evidentuar gjendjen e ekonomisë së një vendi, ka qenë kali i betejës i Berishës për ca kohë. Në një moment foli dhe për rritje vjetore dy shifrore (mbi 10% pra), por kjo gjë mbeti një gjë e pa konfirmuar nga burime të tjera jo qeveritare.
Banka Botërore: Orë pafund për të paguar taksat
Një studim i Bankës Botërore mbi lehtësitë që ofrojnë qeveritë e vendeve të globit në ndërmarrjen e reformave për bërjen e biznesit e rendit Shqipërinë në vendin e 82 nga 183 vende të marra në shqyrtim duke vlerësuar reformat e marra në drejtim të regjistrimit të pronës, ndërkohë që vërehet një përkeqësim i theksuar në drejtim të dhënies së lejeve të ndërtimit. Në hartimin e raportit, Banka e Botërore ka marrë në shqyrtim në mori treguesish të cilët fillojnë nga orët që harxhon një biznes në vit për të paguar taksat e deri tek të ardhurat për person.
Kadafi shfaqet për herë fundit në media: i vdekur.
E gjithë media botërore kish dje gjatë gjithë ditës si kryelajm fundin e Muhamar Kadafit, që ka sunduar Libinë për dekada të tëra. Binte në sy në të gjitha gjuhët emri i kolonelit, i cili, me pak nuanca të ndryshme, është po ai. Në frëngjisht Kadhafi, në gjermanisht Gaddafi, në anglisht Gaddafi (çuditërisht gazeta New York Times e shkruante Qadafi, me “Q”), në italisht Gheddafi, e kështu me radhë.
Ikën Josip Kuzhe trajneri i suksesshëm i …miqësoreve
Trajneri i Kombëtares shqiptare, që tani mund të konsiderohet një “ish”, Josip Kuzhe, i ka dhënë fund aventurës së tij me kuqezinjtë. Pas një takimi të gjatë me Presidentin e FSHF-së Armando Duka, kroati i ka dhënë lamtumirën zyrtare stolit të përfaqësueses shqiptare. I njohur për rezultatet e mira në ndeshjet miqësore, por për dështimet e njëpasnjëshme në takimet zyrtare, trajneri kroat nuk i ka shtuar e as lënë mangut gjë panoramës së të zakonshmes me Kombëtaren: Shqipëria edhe në eliminatoret e sapopërfunduara siguroi vendin e parafundit.
La Repubblica bën ironi me Metën
E përditshmja italiane la Repubblica i është qepur Ilir Metës me bukë në torbë (kështu thuhet nga zona e Skraparit) pas fotos scoop të zbuluar nga Top-channel-i. Ata kanë nxituar ta intervistojnë dje Ilir Metën, dhe ky i fundit u ka thënë (është publikuar në numrin e sotëm) se “takimin e kujtoj shumë mirë, por nuk më kujtohet se kush tjetër ishte përveç ministrit Frattini. Fotoja është zyrtare, dhe ai rob (është fjala për sekserin Lavitola) duket që është i pranishëm. Me siguri ka pasur miratimin e ndokujt për të qëndruar aty me ne”.
Rama dhe “një editorial mbi editorialet”
Në blogun e vet, kryetari i PS-së Edi Rama ka publikuar “një editorial mbi editorialet”. Këto të fundit i janë komentuar shumë këto kohë. Komenti më i freskët i ka ardhur nga Rexhep Qosja, i cili në një intervistë për numrin e djeshëm të gazetës Telegraf shprehej se “nuk rrëzohet Saliu me editoriale”. Dhe Rama, sipas shumë gjasash, i jep përgjigje Qoses, s’ka gjë se nuk ia përmend emrin në shkrimin e tij të shkurtër të titulluar “A rrëzohet Saliu me editoriale?”.
Aleanca Kuqezi në qendër të një raportimi të Reuters-it
Në një raport të gjatë të agjencisë Reuters rreth problemeve me regjistrimin e popullsisë në Ballkan, një seksion i veçantë ka në fokus Aleancën Kuqezi. Kreshnik Spahiu, udhëheqësi jozyrtar i kësaj aleance, i ka deklaruar Reuters-it, se rezultatet e censusit, në mënyrën sesi po zhvillohet mund të trondisin themelet e modelit të mirë shqiptar të tolerancës etnike e fetare.
