Rama sulmon kryeministrin, dhe flet për plehrat, mjedisin, territorin, turizmin

Postuar në 22 Tetor, 2011 16:23

Edi Rama i është përgjigjur Berishës në sulmin që ku i fundit u bëri të gjithë atyre që janë rreshtuar kundër ligjit të njohur në publik me emrin “ligji i plehrave”. “Aleanca e plehut”, i quajti kryeministri kundërshtarët e ligjit, duke filluar me presidentin e duke përfunduar tek ambientalisti më i parëndësishëm në vend.

Rama i përgjigjet me të njëjtën gjuhë në shkrimin e tij ku, pasi loz në mënyrë stilistike me fjalën pleh të shpërndarë në mënyrë pothuaj uniforme (“plehprojekt” “plehrat e botës”, “plehrat e veta”, “ligj plehrash”, “kapicë plehrash”, “peng mes plehrave”, “plehprojekt”, “plehrat hapërdahen”, “të sundojë mes plehrave”, “një gjel majë plehut”, etj, etj), mban dhe qëndrim kundër një numri veprimesh e mosveprimesh të qeverisë në fushë të mjedisit, të territorit e të turizmit. S’ka qenë asnjëherë kaq i qartë sa këtë herë, aq sa të vjen të mendosh se janë “editorialet” që e bëjnë më elokuent.

Këto shkrime i japin, me sa duket, dhe mundësinë për t’u argëtuar me ligjërimin e vet. “Vetëm përfitimet e zmadhojnë beben e syrit të kryeministrit”, është një frazë. “Saliu del edhe në lajme si mashkull i suksesshëm ngaqë arrin të rrijë mbi ujë pa u mbytur. Po s’ka si të jetë ndryshe në fakt, sepse detin ai e di pellg për t’u llokoçitur, e jo një pasuri kombëtare që duhet vënë në efiçencë të plotë”, është një frazë tjetër. “Saliu edhe një qytetar shqiptar që del njëzet herë jashtë dhe kthehet njëzet herë në Shqipëri e numëron si njëzet turistë”, është një më poshtë. Etj, etj, etj.

E.G.

Comments

Submitted by Alban (not verified) on

Ehe... tani po e kuptova si funksionon 'Respublica' juaj.Ju nuk tematizoni hallet konkrete qe fatkeqesisht jane te shumta ne Shqiperi por Ju thjesht merreni me thashethemnaja per te vrare kohen. Tip tabloidi per politikanet. Dhe ne fakt keni te drejte te merreni me Ramen sepse eshte deklaruar shpesh kunder politikes si show mediatik. C'tju them tjeter: pune te mbare.

Submitted by Anonim (not verified) on

Meru me tematiken, e shkrimit o Alban (shqiptar do te thote emri por duket se nuk je i tille)

mos u mer me autorin!

Beji nje bust Liut e vendose ne shtepi, sic ka bere edhe babai yt ne moshen tende me Enverin,

dhe bertit "dum Baben, dum Baben"!!!

Submitted by Alban (not verified) on

hahahaahahh ke te drejt daku aushtu esht sic thua ti. Komunist i keq jam po ca ti bej. Sic thua ti, eshte e lindur kjo pune madje une them qe me kete censusin qe po ben rregjimi yne aspak komunist te vendosin edhe ciles parti i perket. keshtuqe do e kemi te shkruajt ne pasaporte dhe do mund ta trashegojme ashtu si etnine. Edhe zgjedhje sdo kete nevoje te behen me, as fushata elektorale, as hap shap kutite, por te gjitha partite do luftojne kush te beje me shume femije qe te shtohen ne numer.

Submitted by Alban (not verified) on

dhe seriozisht, si mund te merrem me tematiken kur vete artikullshkruesi nuk merret me tematiken por me personin qe e ka shrujt. te njejten gje beni edhe Ju z. Anonim nuk merreni me tematiken por me mua. e shpreha njeher qe ketu esht vetem per te shtyre kohen si ne cdo lokal tjeter ne Shqiperi.

Submitted by A.G (not verified) on

Vetem nje gje nuk po e zgjidh dot me vetveten : Pse gjithmone opoziten e sjell verdall pozita dhe nuk ndodh e kunderta !?...Praseprape do te kthehem tek "plehrat" jo vetem fizike por edhe figurativisht . Pa turfullime , por thjeshte sec me thote vetvetja qe "plehraxhinjte me plehrat merren" , pa nenvleresuar kend , as ata qe e kane profesion dhe as ata qe perfitojne ekonomikisht nga riciklimi . E kam inatin me " ata" ,  qe duan te na shnderrojne tokat tona ''bio" ne rezervate te plehrave te botes , ndac " te pastra" e ndac " te felliqura"... Kot si per shembull : Nje metalurgjik kishim dhe tokat na benin "kunguj" sa nje "kade" , na lindnin "vica" me tre-pese-tete kembe apo nje sy , na bente" gjeli i detit" zogj me dy vegla , etj etj qyfyre te "memes" natyre ushqyer me "plehrat " tona...Po te vazhdojme me keto lloj "ekzemplare'' e sidomos dhe me racen njerezore do te na ngrihet leshi perpjete ,vertet perpjete , shtiza do na behet per vetvrasje...Por si gjithmone , me falni per shprehjen " pa hemej nuk ka afendikej " , ne bejme pjese tek te paret , jo si '' milet''  por si "elite" e zgjedhur per te vendosur per te sotmen dhe te ardhmen tone. Dhe me e keqja eshte se" ne " ( une e ti) e marrim vesh te fundit te keqen qe po gatuhet me kete "zjarr" te sotem nen "rrogozin" tone ...Edi Rama i "kendon" bukur editorialet , ka ca shprehje te vetat qe edhe s'i harrojme kollaj ,por keto lloj punesh jane per ne qe s'kemi vota ne parlament ,pasi ky ligj "plehrash" s'do te kalonte fillimisht nese opozita s'do ishte ulur ne kolltuqet e buta te kondisionuara te parlamentit ku vetem "parla" ka dhe "ment" s'ka fare...Megjithate,presim ,qe tej kenaqesise "letrare" te trajtimit te problemit te "plehrave" dhe "plehraxhinjve" te shohim veprimin konkret me rikthimin e ligjit nga Topi , qe vetem kaq" takat" ka...Kam dhe nje inat , inat qe veten time demton , por sikur po lehtesohem duke e shprehur : Specialista ambienti me nje barre shkolle , besoj , kemi plot ,biles dhe te paangazhuar ne pune shkencore ,por pse nuk dalin atje lart ne maje te malit , "atje , nga ku eshte goditur nje herez parlamenti me top " e te bertasin qe plot plehra kemi nga ''ish rregjimi '' dhe nga "  rregjimi i tanishem 20 vjecar" dhe s'na mban me "kurrizi" se na keputen "kerbishtet"...Akoma do te mbajme ?!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.