Reforma zgjedhore komplikohet: tani në lojë është dhe LSI-ja

Ilir Meta ka patur vazhdimisht pretendimin që ligji elektoral në fuqi i dalë nga një marrëveshje mes Berishës e Ramës ka synuar penalizimin e partive të vogla, e në mënyrë të veçantë penalizimin e LSI-së. Ky është një pretendim që i është njohur nga vëzhguesit e vëmendshëm të politikës. Janë të shumtë ata që vënë dorën në zjarr se këtë ligj e ka kërkuar në mënyrë të veçantë Rama, me shpresën se Meta do të asgjësohej njëherë e mirë, dhe kështu ai s’do ta kish si ferrë nëpër këmbë.
Hesapet nuk i dolën. Meta tani është në maxhorancë. Dhe nuk po ndihet më për ligjin. Pritej që të këmbëngulte, madje ta kish si kusht të ndërtimit apo jetëgjatësisë së koalicionit qeverisës, por ai e ka marrë shtruar. Nuk duket se jeton ende me frikën se ky ligj mund ta penalizojë, sidoqë të njëjtat rreziqe egzistojnë akoma, si për LSI-në, si për partitë e tjera të vogla. Ka folur sot nga Shkodra për këtë argument, por nuk ka thënë asgjë konkrete. Thjesht ka folur ex cathedra: “reforma zgjedhore duhet të përfshijë të gjithë klasën politike dhe ne jemi gati për realizimin e saj”. .
Në fakt, këtë herë Meta mund të luajë një rol të rëndësishëm në debatin që pritet të zhvillohet. Atë s’e përjashton dot asnjeri nga loja, pasi në një masë të madhe ka në dorë koalicionin (në mos në pikëpamje numerike, të paktën në pikëpamje politike), dhe për këtë arsye Berisha do jetë i gatshëm t’i plotësojë kërkesat. Por nga ana tjetër, asgjë nuk mund të bëhet pa PS-në. Ndoshta prandaj Meta po mjaftohet të hedhë në treg fraza didaskalike të llojit “duhet të jemi të hapur për bashkëpunim”. Po prêt të fillojë debati e të bëhen të qarta gjërat. Për të e për gjithë të tjerët.
E.G.
Comments
Jo, problemi eshte me i
<p>Jo, problemi eshte me i thjeshte. Nqs Meta ne 2013 eshte ne koalicion me PD, atehere do merrte nr real te deputeteve, ate numer qe kodi ekzistues ja mohonte si nje koalicion i pavarur. Me po te njejtin sistem LSI perfundon me 8-9 deputet, dhe zyrtarizohet si king-maker ne skenen shqiptare. </p>
Add new comment