Clinton ka kërkuar mendim nga Jobs-i lidhur me çështjen Lewinsky

Postuar në 22 Tetor, 2011 13:19

Nuk kanë kaluar as dy-tri javë nga vdekja e Steve Jobs-it, dhe një biografi e tij është gati për lexuesit. E ka shkruar me shpejtësi neutrinosh Walter Isaacson, dhe në të tregohen përveç të tjerash marrëdhënie humane të shpikësit të Apple-it me diva të Hollywood-it, me sivëllezër të tij në Silicon Valley, dhe me politikanë të rëndësishëm të SHBA-ve. Një nga këta të fundit është Bill Clinton-i. Ka anektoda interesante në këtë libër me Mick Jagger-in, me Bob Dylan-in, etj. Por më interesantja duket se është ajo që ka të bëjë me një bisedë të Jobs-it me Clinton-in. Është fjala për një bisedë telefonike të bërë natën vonë, në vitin 1998. Ç’ju kujton ky vit? Ndonjë luftë të shpallur nga Clintoni, që atëmot ishte president? Apo ndonjë debat a belá me republikanët në Kongres? Jo, shtrydhni mirë kujtesën! Është momenti kur Clinton-it i plasi skandali Lewinsky. Clinton-i e ka marrë në telefon Jobs-in, dhe i ka kërkuar një mendim mbi situatën. Dhe përgjigja ka qenë: “Unë nuk e di nëse e keni bërë, por nëse e keni bërë, ju duhet t’u thoni të vërtetën amerikanëve”. Pas kësaj, thuhet në libër, në anën tjetër të telefonit ra një heshtje varri.

M.N.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.