Arkiv-Lajme

Qosja versus LDK: Saga e debatit vazhdon

Postuar në 13 Dhjetor, 2011 08:58

Debati mes Rexhep Qosjes dhe LDK-së vazhdon dhe sot e kësaj dite, me tonet e forta e të egra të fillimit. Qosja ka shkruar së fundmi një artikull në gazetën Bota e Re, dhe aty numëron sulmet që i janë bërë publikisht: “LDK-ja më ka bërë pesë sulme! Dhe, me këtë sot, vetëm dy përgjigje të miat”.

I biri i deputetes “llastohet” edhe në burg

Postuar në 13 Dhjetor, 2011 07:34

Kostandin Xhuvani duket se do të jetë në qendër të vëmendjes publike për një kohë të gjatë. Sikur të mos ishte i mjaftueshëm lajmi i dënimit me vetëm dy vjet burgim, dënim ky i dy javëve të kaluara; sikur të mos mjaftonte vrasja e Alfred Musabelliut e kryer vetëm në 12 shkurt 2011, “baby Vip” kthehet sërish në skenë. Këtë radhë  Kostandin Xhuvani, djali i deputetes së Partisë Socialiste, Luiza Xhuvani, njëkohësisht aktore e njohur në Shqipëri, është vënë nën akuzë nga prokuroria  për veprën penale të “goditjes për shkak të detyrës” e kryer ndaj punonjësve të policisë.

Sopranoja Ermonela Jaho: Një nga ‘Violetat’ më të mira në xhiro

Postuar në 13 Dhjetor, 2011 06:48

‘Classicalify’ është një website që ndjek me vëmendje muzikën klasike, koncertet orkestrale dhe operat, dhe informon publikun lidhur me to. Tri ditë më parë, në të shkruhej mbi Traviatën e vënë në skenë në Stokholm, dhe për interpretimin e Violetës prej një sopranoje “që ndoshta nuk është e njohur për të gjithë, por që është një nga më interesantet e skenave operistike të botës”. Është fjala për shqiptaren Ermonela Jaho.

Regjimi i Moskës mban sot pasdite një anti-miting

Postuar në 13 Dhjetor, 2011 05:26

Sot pasdite, në Moskë, do të mbahet një manifestim i madh. Është opozita që kërkon të bëjë një provë të dytë force? Jo, është manifestim i organizuar nga partia e Putinit ‘Rusia e Bashkuar’. Me mijra vetë janë duke ardhur nga periferitë, me trena, me autobuzë, të organizuar; regjimi, apo biznemenët në emër të tij, u paguan udhëtimin dhe ushqimin. Është një manifestim në stilin e një regjimi. Sa herë që opozita demonstron se është e fortë, regjimet marrin masa për të treguar se janë edhe më të fortë; dhe kuti për të matur forcën është mbështetja popullore.

Nuk po realizohen as të ardhurat e qethura të buxhetit

Postuar në 13 Dhjetor, 2011 04:28

Në muajin korrik, qeveria u detyrua për të n-tën herë të rishikojë me ulje të theksuar buxhetin e shtetit, sepse parashikimi që kish bërë në fillim të vitit për të ardhurat kishte qenë, si zakonisht, tejet optimist. Por treguesit e publikuar së fundmi nga Ministria e Financave në lidhje me realizimin e të ardhurave, tregojnë se edhe parashikimi i qethur mirë në korrik rrezikon të mos realizohet. Kështu, deri në fund të nëntorit, në buxhetin e shtetit është arritur të mblidhen rreth 295 miliardë lekë, nga 344 miliardë lekë që janë parashikuar deri në fund të vitit.

Qeveria në vështirësi: Bie mbledhja e të ardhurave

Postuar në 13 Dhjetor, 2011 04:13

Buxheti i shtetit shënoi një muaj tjetër negativ në nëntor të këtij viti, duke sjellë nevojën për rishikimin e radhës nga qeveria. Të dhënat paraprake të publikuara dje nga Ministria e Financave tregojnë se qeveria arkëtoi 295.5 miliardë lekë për periudhën janar-nëntor të këtij viti, me një rritje të papërfillshme prej vetëm 0.7 përqindësh në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Norma e rritjes së të ardhurave tregon se aktiviteti ekonomik është në tkurrje të përgjithshme në Shqipëri dhe se kjo tkurrje në muajin nëntor është përkeqësuar.

UEFA: Kampionati shqiptar i trukuar!

Postuar në 13 Dhjetor, 2011 03:41

Një raport konfidencial i UEFA-s, i zbardhur nga Top Channel, ka dhënë alarmin për shitjen e ndeshjeve dhe manipulimin e rezultateve në kampionatin tonë. 

Çfarë pati Berisha: dobësi fizike, këputje, lipotimi, malaise apo sëkëlldi...?

Postuar në 13 Dhjetor, 2011 02:19

Sëmundjen e Kryeministrit herët a vonë e përcollën të tëra mediat, por pjesa më e madhe u tregua shumë e kujdesshme të shmangte termin “sëmundje”. Edi Rama, i preokupuar për shëndetin e rivalit, e quajti ‘sëkëlldi’ në një komunikim në twitter dhe i uroi “...sinqerisht... shërim të shpejtë”.

Dobësi fizike”, “këputje”, “malaise”, “lipotimi” ishin disa nga termat e përdorur për të mbuluar idenë se “Berisha është sëmurë”. Një gjë e tillë bëhej dhe për Enverin dikur, në mënyrë që populli që e donte shumë të mos shqetësohej dhe vigjilenca e Partisë të mos binte.

Lajmi i fundit: Berisha është shëndoshë e mirë

Postuar në 12 Dhjetor, 2011 14:57

Njoftimi i kryeministrisë mbi atë që ndodhi në Pallatin e Kongreseve gjatë festës së përvjetorit të themelimit të PD-së (Sali Berisha pati një kolaps fizik të papritur), mbyllej me fjalët: “Kryeministri Berisha është në gjendje të mirë shëndetesore dhe para largimit nga Pallati i Kongreseve konsumoi një kafe me miq e të ftuar dhe më pas u kthye në apartamentin e tij”.

Ora 20.00: Malaise i Berishës i raportuar nga mediat

Postuar në 12 Dhjetor, 2011 13:03

Ja cilat media kanë raportuar mbi problemin shëndetësor të Berishës:

Top-channel: Kryeministri është ndjerë keq dhe është larguar nga podiumi i ndihmuar nga shoqëruesit e tij, për shkak të një luhatjeje tensioni. Ai ka qendruar pak momente prapa skenës dhe më pas ka lënë Pallatin e Kongreseve i shoqëruar nga skorta e tij. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, njëkohësisht nënkryetare e PD, ka deklaruar se gjendja e të fiktit e kryeministrit ka ardhur si pasojë e një gjendjeje virale, që nuk ka vend për shqetësim.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme