Çfarë pati Berisha: dobësi fizike, këputje, lipotimi, malaise apo sëkëlldi...?

Postuar në 13 Dhjetor, 2011 02:19

Sëmundjen e Kryeministrit herët a vonë e përcollën të tëra mediat, por pjesa më e madhe u tregua shumë e kujdesshme të shmangte termin “sëmundje”. Edi Rama, i preokupuar për shëndetin e rivalit, e quajti ‘sëkëlldi’ në një komunikim në twitter dhe i uroi “...sinqerisht... shërim të shpejtë”.

Dobësi fizike”, “këputje”, “malaise”, “lipotimi” ishin disa nga termat e përdorur për të mbuluar idenë se “Berisha është sëmurë”. Një gjë e tillë bëhej dhe për Enverin dikur, në mënyrë që populli që e donte shumë të mos shqetësohej dhe vigjilenca e Partisë të mos binte.

Edhe lajmet për kurimin e Kryeministrit mbahen të fshehta; u kurua në shtëpi siç thonë mediat zyrtare apo në spital privat, siç këmbëngulin disa të tjera? As kjo nuk thuhet, sepse po të jetë dërguar në spital, njerëzit do mendojnë se është sëmundje. Po të ketë vajtur të pijë një çaj në shtëpi, atëherë do besojnë se është dobësi fizike, këputje, lipotimi, malaise apo sëkëlldi.

Në fakt, Berisha mbrëmë ishte sëmurë. Përndryshe nuk do të ishte anulluar vizita në Mal të Zi e planifikuar për sot.

K.C.

Comments

Submitted by Anonim! (not verified) on

njerezit e vegjel merren me gjera te vogla, thone. Ju te republikes dukeni sen uk keni me gjera te medha per t'ia dedikuar energjine dhe intelektin tuaj. Ndoshta eshte faji yne, qe e marrim si te mireqene/apo shpresojme se ju jeni intelektuale e doni vertet te merreni me gjera te medha. get a life!

Submitted by Leonardo (not verified) on

Erdhi koha të dali në pension dhe allahu ti japë një pension të gjat dhe të shëndetshëm

Submitted by ben (not verified) on

Si qytetar i ketij vendi i uroj sherim te shpejte kryeministrit Z.Sali Berisha!

Submitted by Agroni (not verified) on

Ku keni pare ju mor qafira mbret qe t'i dhimbsen kafshet? Po nuk e keni hak jo. Ju po e lodhni, po e cfilisni. Se jeni... kriminela! - Koncert ne vitin 36.

Submitted by Gazetar (not verified) on

Pershendetje,

lajmin qe Berisha anuloi viziten ne Malin e Zi e zbuluat vete apo e moret nga "Gazeta Shqiptare"?

Pyetja eshte retorike.

Ju pucim, pacim.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.