Lajmi i fundit: Berisha është shëndoshë e mirë

Postuar në 12 Dhjetor, 2011 14:57

Njoftimi i kryeministrisë mbi atë që ndodhi në Pallatin e Kongreseve gjatë festës së përvjetorit të themelimit të PD-së (Sali Berisha pati një kolaps fizik të papritur), mbyllej me fjalët: “Kryeministri Berisha është në gjendje të mirë shëndetesore dhe para largimit nga Pallati i Kongreseve konsumoi një kafe me miq e të ftuar dhe më pas u kthye në apartamentin e tij”.

Dhe me këtë mbyllen rreth 60 minuta, që trazuan jetën nacionale në të gjitha kuptimet. Demokratët e përjetuan keq gjendjen shëndetësore të leader-it të tyre, ndërsa në krahun tjetër i kanë lejuar vetes dhe shfryrje të natyrave nga më të ndryshme (internautët nuk lanë gjë pa thënë në ‘lokalet’ e tyre online), gjë që tregon se aq sa e duan të vetët, po aq e urrejnë ata të krahut tjetër. Njeriu më i rëndësishëm i krahut tjetër, Edi Rama, nuk lëvizi nga instikami i njerëzillëkut, megjithatë. Ai nuk vonoi të thosh: “Sapo dëgjova për sëkëlldinë e kryeministrit Berisha në festë. Uroj të mos jetë asgjë serioze dhe që kryeministri të jetë mirë”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by loni (not verified) on

<p>Talebani shpellar Sali Berisha nuk duhet te vdese keshtu fap e fap...ky don kishot kriminel&nbsp; duhet te paguaj te gjitha krimet dhe vrasjet qe ka bere e pastaj te ngordhe!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.