Arkiv-Lajme
Ping-pong Ndregjoni-Gjermeni, lojë e PS-së me të përndjekur apo një proces i shqiptarizuar?
Besim Ndregjoni, një ish i burgosur politik dhe përfaqësues i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë e ka parë emrin në listën e kandidatëve të PS-së për Avokat të Popullit. Ndregjoni është habitur me këtë dhe ka deklaruar se nuk ka aplikuar për t’u futur në ‘short listën’ e socialistëve dhe nuk e kupton se si emri iu gjend aty. Eglantina Gjermeni, deputete e PS-së, ka bërë edhe ajo deklaratën e saj duke thëne se emri i Ndregjonit “u fut në mirëbesim”.
Anëtarë të PE-së mbështesin presidentin ‘puçist’; me shumë vonesë, në fakt
Një grup europarlamentarësh kanë vizituar dje Shqipërinë dhe kanë patur takime me dinjitarët e lartë të Tiranës, dhe nga agjenda e tyre mund të veçohen në terma të interesit mediatik së pari keqardhja për çaprashitjet e Joseph Daulit në forumin e konservatorëve europianë në Marsejë dhe së dyti shock-u që ata kanë provuar prej faktit që Presidenti i Shqipërisë është konsideruar si puçist pas 21 janarit. E nuk është se ky delegacion ishte i dominuar nga të majtët europianë; jo, përbërja ishte kryesisht konservatore.
Daul e Frattini, si ‘berishianë llogoresh’
Francezi Joseph Daul thotë: “Miku im Berisha, ti ke të drejtë dhe unë e di që ne kemi kaluar së bashku disa net pa gjumë me kandidatin socialist, që ndofta është pak i sëmurë mendor”. Të nesërmen i mban iso italiani Franco Frattini: “Është e tmerrshme, është e tmerrshme. Kryeministri Berisha ka një kundërshtar si Rama, që fatkeqësisht punon kundër Shqipërisë.”
Inflacioni: pabuksi dhe mebuksi
INSTAT-i publikoi dje indeksin e çmimeve të konsumit për muajin nëntor. Sipas INSTAT-it, niveli i rritjes së çmimeve të konsumit (njohur shkurt si niveli i inflacionit) ishte 2.9%, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Krahasimi me të njëjtin muaj të një viti më parë është i rëndësishëm, sepse karahasimi me muajin paraardhës (tetorin në këtë rast) bart edhe efekte sezonale.
Tim Judah: Çështja e veriut nuk është zgjidhur, duhen disa dekada
Njëfarë qetësimi i situatës në veri të Kosovës dhe arritja e pajtimit mes palës kosovare dhe asaj serbe për menaxhimin e përbashkët të pikave kufitare, mund të ketë kënaqur politikanët (ndonëse jo të gjithë: Daut Haradinaj, fjala vjen, për të shprehur pakënaqësinë e vet lidhur me këtë marrëveshje, bën publike një sms të një diplomati gjerman, ku thuhet: “kjo marrëveshje është thikë pas shpine për Gjermaninë; çfarë mut qeverie keni kështu?”), por ka lënë skeptik korrespondentin e revistës The Economist dhe analistin e Ballkanit, Tim Judah.
Gjermanishtja, gjuhë e dytë - ose vazhdimi i përpjekjes për “t’u integruar medoemos”
Dje, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, deklaroi se gjermanishtja do të jetë gjuhë e dytë në shkollat e mesme dhe në universitetet e Republikës të Shqipërisë; madje ai e konsideroi këtë si një ndër prioritetet e Ministrisë. Tafaj nënvizoi mundësinë aktuale të realizimit të këtij projekti, pasi “kemi mjaft mësues të gjuhës gjermane, kemi tri departamente të shkëlqyera të gjermanistikës në Universitetin e Tiranës, të Shkodrës dhe të Elbasanit”.
Një ditë e pasur me thashetheme në PPE
Kongresi i XX i Partive Popullore Europiane në Marsejë është ndjekur dhe nga Kryeministri Sali Berisha, meqë PD-ja aderon në organizatën e këtyre partive. Kongresi kishte në agjendë krizën ekonomike, prandaj Kryeministri ka folur aty për kongresin e PS-së dhe për problemet e liderit të saj me veten. “Pas vitit 2009, të dashur miq, lideri i opozitës socialiste mbajti qëndrimin që nuk i njihte zgjedhjet.
Përrallë me Princeshë dhe Enver
Në një intervistë për Panoramën Skënder Zogu, kushëriri i Leka Zogut, hedh dritë mbi oborrin mbretëror shqiptar në mërgim. Është e vështirë të lexosh të vërtetën e pastër mes rreshtave të veshur me pasionin, afërsinë dhe ndjeshmërinë e atij që e ka kaluar jetën në këtë oborr, por z. Skënder Zogu mohon katërcipërisht thashethemet në lidhje me një aferë të supozuar mes Enver Hoxhës dhe princeshës Maxhide. “Princeshat e urrenin Enver Hoxhën si figurë me të njëjtën forcë si vëllai i tyre. Jo lidhje, por as kontakt nuk kanë patur, sepse nuk kishte gjë që nuk mësonte mbreti Zog.”
FBI për 21 janarin: është vënë dorë mbi serverin e kamerave të sigurisë
Fillimisht, kur prokurorët kërkuan pamjet e filmuara nga kamerat e kryeministrisë më 21 janar të vitit 2011, përgjigjja ishte që “serveri i kamerave të sigurisë nuk ka qenë në punë atë ditë”. Por më pas, pas ndërhyrjeve amerikane, ‘serveri është servirur’, dhe u është dorëzuar ekspertëve të FBI-së, të cilët e kanë kqyrur dhe kanë arritur në përfundimin se në të janë bërë ndërhyrje. E bukura është se në server gjenden vetëm pamje të prokurorëve dhe të hetuesve që mblidhnin prova më 22 janar.
Dritan Dajti: Nga përgjimi i celularit tim do dalë që policët kanë vrarë policët
Është duke u zhvilluar gjyqi ndaj Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e katër policëve dhe të një kalimtari që ndodhej aty ku i akuzuari po përballej me policinë, më 9 gusht 2009. Në seancën e djeshme, Dritan Dajti ka dashur të lexojë një deklaratë, por nuk është lejuar; kjo deklaratë është marrë ndërkohë nga gazetat.
