Nuk po realizohen as të ardhurat e qethura të buxhetit

Postuar në 13 Dhjetor, 2011 04:28

Në muajin korrik, qeveria u detyrua për të n-tën herë të rishikojë me ulje të theksuar buxhetin e shtetit, sepse parashikimi që kish bërë në fillim të vitit për të ardhurat kishte qenë, si zakonisht, tejet optimist. Por treguesit e publikuar së fundmi nga Ministria e Financave në lidhje me realizimin e të ardhurave, tregojnë se edhe parashikimi i qethur mirë në korrik rrezikon të mos realizohet. Kështu, deri në fund të nëntorit, në buxhetin e shtetit është arritur të mblidhen rreth 295 miliardë lekë, nga 344 miliardë lekë që janë parashikuar deri në fund të vitit. Pra, duhet që vetëm gjatë muajit dhjetor të mblidhen plot 49 miliardë lekë, në mënyrë që qeveria të arrijë parashikimin modest të të ardhurave të këtij viti.

Por ç’na tregon përvoja e viteve të shkuara? Gjatë muajit dhjetor të vitit 2010, u mblodhën gjithsej 31.5 miliardë lekë në thesarin e shtetit. Pra, i bie që këtë dhjetor qeveria duhet të mbledhë 17.5 miliardë lekë (56%) më shumë të ardhura se në dhjetorin e kaluar, që të realizojë parashikimin. Ose, po ta bëjmë krahasimin me dhjetorin e 2009-ës, i bie që këtë dhjetor qeveria duhet të mbledhë 17 miliardë lekë (58%) më shumë të ardhura se në dhjetorin e parvjetshëm, që të realizojë parashikimin. E pamundur!

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by rrem vogli katu... (not verified) on

<p>Edi !</p><p>&nbsp;Sa ishte parashikimi ne fillim te vitit per te ardhurat dmth sipas Buxhetit fillestar?</p>

Submitted by respublica (not verified) on

<p>Parashikimi fillestar i te ardhurave&nbsp;te thesarit te shtetit per vitin 2011 ishte 362 miliarde leke. Ne korrik u qethen&nbsp;18 miliarde leke (rreth 180 milione dollare)&nbsp;nga parashikimi fillestar. Realizimi deri ne fund te dhjetroit rrezikon te jete 35 miliarde poshte parashikimit fillestar.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.