Arkiv-Lajme

Presidencialet në Francë: Kandidatët kanë lënë mënjanë skrupujt e po kërkojnë çdo votë

Postuar në 28 Prill, 2012 05:55

“Kur Marine Le Pen thotë që dielli është i verdhë dhe deti është blu, mos unë duhet them të kundërtën?” Këto fjalë janë të Sarkozy-së, që po u vardiset sa më s’ka votuesve të ekstremit të djathtë; po e bën duke i mëshuar ndonjë qëndrimi a teze le pen-iane, fjala vjen duke marrë në mbrojtje një pjesëtar të xhandarmërisë, që ka qëlluar për vdekje një njeri problematik për policinë që nuk iu bind urdhërit për të ndaluar. Kjo mund t’i japë vota ekstremistësh, por mund ta bëjë të humbasë vota të moderuarish në kampin e vet.

Economist: Mund të ketë gjakderdhje në Kosovë për zgjedhjet serbe

Postuar në 28 Prill, 2012 04:39

Më 6 maj francezët votojnë për presidentin, ndërsa grekët dhe armenët për parlamentet e veta. Për serbët është si shpërthim i madh kozmik (big bang): ata do të votojnë për presidentin, për parlamentin, në zgjedhje lokale, si dhe, në krahinën e Vojvodinës, për kuvendin rajonal. Edhe në Kosovë mund të votojnë shumë serbë, mirëpo kjo është çështje e kontestueshme dhe mund të çojë në dhunë.

Kështu nis sot artikulli i revistës “Economist’ për nyjat e pazgjidhura në prag të zgjedhjeve serbe.

In memoriam për Ardian Klosin

Postuar në 28 Prill, 2012 04:24

Të përditshmet e sotme mbanin në fokus Ardian Klosin. Dhe e bënin në një mënyrë të veçantë, duke publikuar opinionet e një grupi njerëzish që me Danin “kanë dhënë e kanë marrë”, apo që me Danin i ka lidhur puna, profesioni, miqësia, njohja, respekti, apo diksutimet. Ja reagimet e disa prej tyre:

‘Partia e Topit’ që zbulohet si në një striptease të ngadaltë

Postuar në 28 Prill, 2012 03:46

Partia e re ‘e Topit’ është ende virtuale. Themeluesit e saj, më saktë ata që janë përmendur si themelues, kanë përgatitur opinionin prej muajsh, se partia do të shpallet me sot me nesër, dhe gjatë gjithë kësaj kohe nuk kanë bërë gjë tjetër, bash si në një shfaqje të ngadaltë striptease-e, veçse kanë zbuluar fare pak nga vetja.

Prençi në Vizion Plus: Kam informuar k/ministrin, dhe përgjigja e tij ka qenë .... heshtja

Postuar në 27 Prill, 2012 15:54

Ish-drejtori i policisë për qarkun Dibër, Shemsi Prençi, ka qenë i ftuar sot në mbrëmje në Vizion Plus, në programin Debat në Studio, ku tok me Pezën, kanë qenë dhe katër gazetarë të tjerë. Polici Prençi vijoi në linjën e vet të denoncimit të strukturave më të larta të policisë së shtetit lidhur me atë që ka ndodhur e ndodh në Bulqizë. Në përpjekje për të veshur në mënyrë dokumentare pretendimet e veta, ai lexoi dhe një numër sms-sh, që ua ka përcjellë eprorëve të vet. Binin në sy sms-të që ai ia ka dërguar kryeministrit Berisha, të cilat kanë mbetur pa asnjë përgjigje.

Diplomacia perëndimore po flet të njëjtën gjuhë lidhur me presidentin e ardhshëm

Postuar në 27 Prill, 2012 14:07

Gazetarja Arta Tozaj e televizionit Top-channel ka intervistuar tre deputetë të parlamentit Europian, të cilët janë dhe njohës të mirë të punëve shqiptare. Është fjala për konservatorin Eduard Kukan (sllovak), dhe social-demokratët Victor Bostinaru (rumun) dhe Libor Rouçek (çek). Folën përveç të tjerash për Presidentin e ardhshëm. Kemi veçuar do qëndrime të tyre:

Bie eksporti i tekstileve, sektori shkurtoi 25 % të punonjësve

Postuar në 27 Prill, 2012 12:12

Krizën që ka kapur vendet e BE-së, dhe specifikisht Italinë, Shqipëria po e ndjen më fortë pikërisht tek sektori që ka punësuar një numër të madh personash gjatë këtyre viteve, tek tekstilet. Kompanitë e fasonit (shumica italiane dhe eksportojnë në Itali) po nxjerrin çdo muaj e më pak mall jashtë duke i sjellë vendit më pak të ardhura nga ky aktivitet. INSTAT raporton se gjatë tremujorit të parë të këtij viti, vendi ka eksportuar rreth 15.8 miliardë lekë tekstile dhe këpucë, rreth 500 milionë lekë më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ettore Sequi Bugajskit: Nuk është feja që e pengon integrimin e Shqipërisë në BE

Postuar në 27 Prill, 2012 10:25

Janush Bugajski duhet të ketë dilemat, ndoshta bindjet, rrjedhimisht shqetësimet e veta, lidhur me rolin që mund të luajë e ndikimin që mund të ushtrojë Turqia në Ballkan, e veçantërisht në Shqipëri. E kjo gjë duket tek mënyra se si ai e ndërton një pyetje që ia drejton ambasadorit të BE-së, në Tiranë, Ettore Sequi-t, të cilin e ka pasur mbrëmë në studio. Është një pyetje që e bart qartazi dhe faktin që Bugajski ka një qëndrim të tijin.

Më në fund rihapet adresa www.zeri.info

Postuar në 27 Prill, 2012 09:08

Prej gati dy javësh nuk po mundja të hyja në adresën zeri.info. Isha mësuar ta bëja për ditë, disa herë në ditë, e në këtë kuptim më ka munguar. Sot munda më në fund të hyj. Dhe gjëja e parë që lexoj është një njoftim me gërma bold, ku mes të tjerash thuhet:”Kohët e fundit jemi përballur me probleme të shumta në faqen tonë. Pothuajse 10 ditë, ka qenë e pamundur që faqen tonë ta vizitojnë persona që jetojnë jashtë Kosovës, por edhe nga disa pjesë brenda vendit tonë.

Vdekja e Klosit: Reagimet janë të shumta, por jo nga elita

Postuar në 27 Prill, 2012 08:52

Establishmenti është shumë i kursyer në reagime lidhur me vdekjen e Ardian Klosit. I pari që u shpreh ish Presidenti i Republikës. “Largimi i parakohshëm nga kjo jetë i shkrimtarit, analistit letrar, përkthyesit, publicistit dhe aktivistit të njohur publik të shoqërisë civile, është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për mbarë shoqërinë tonë, e cila sot më tepër se kurrë ka nevojë për intelektualë të mirëfilltë dhe zëra të pavarur e të guximshëm”, tha ai.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme