In memoriam për Ardian Klosin

Postuar në 28 Prill, 2012 04:24

Të përditshmet e sotme mbanin në fokus Ardian Klosin. Dhe e bënin në një mënyrë të veçantë, duke publikuar opinionet e një grupi njerëzish që me Danin “kanë dhënë e kanë marrë”, apo që me Danin i ka lidhur puna, profesioni, miqësia, njohja, respekti, apo diksutimet. Ja reagimet e disa prej tyre:

Pirro Misha: Përtej shkaqeve të atypëratyshme që mund ta kenë shtyrë Ardianin për të marrë një vendim të tillë përfundimtar, kjo ngjarje tragjike na kujton edhe një herë sesa të vështirë e ka një njeri i lirë dhe idealist të mbijetojë në realitetin e ashpër e shpesh aq vulgar të Shqipërisë së sotme.

Mero Baze: Lasgush Poradeci mbahet mend për një dialog shterues për fajin e shoqërisë ndaj intelektualëve. Në pikun e përndjekjes së intelektualëve, ai ju drejtua njërit prej atyre që nuk ishte as vrasës dhe as viktimë duke e shkundur nga supet ”Po i vrasim intelektualët” tha. “Ja dje e vramë dhe një, unë dhe ti”.... Ky pasazh që shndrin në biografinë e poetit ëndërrimtar që u shua i izoluar dhe pa shpresë, më shoqëroi në mëngjesin e parë pa Danin.

Baton Haxhiu: Ndonjëherë duhet të vdesësh për ta parandaluar vdekjen. Pasi bën gjithçka njeriu në jetë, nëse guxoj ta them, dhe mbetet i pafuqishëm në mençurinë e tij, atëherë nuk mund t’i durojë të dyja rolet: Edhe të intelektualit që dëshiron ta ndryshojë vendin dhe jetën e të tjerëve, edhe të atij që duron shkatërrimin në të njëjtën kohë.

Edi Rama: Dëshiroj me të gjitha fuqitë e shpirtit që atje ku tanimë ke mbërritur doktor Klosi, të gjesh përveç mungesës së shumëpritur të vulgaritetit e të plehrave të kësaj bote, një e nga një edhe të gjithë ata që me dhuntitë e tua i ringjalle apo ëndërroje t’i ringjallje përmes shqipes sate të mrekullueshme.

Preç Zogaj: Për një rastësi të çuditshme, më ka ndodhur të shkëmbehen shpesh ditët e fundit  me të në rrugën e bukur  buzë liqenit të Tiranës. Përshendeteshim përzemersisht dhe as më shkonte mendja se ndërsa unë po ushtrohesha kundër mpirjeve, ai po kërkonte të rilidhte mes gjelbërimit të njomë dhe ajrit të kulluar të pranverës fillin e këputur të dëshirës dhe motivit për të jetuar. Nuk ia doli me sa duket.

Arlinda Dudaj: ”Duhet të bëjmë durim, ja edhe pak se do të kalojë, nuk do t’ua lëmë Shqipërinë horrave”, po me sa duket nuk e gjete dot përgjigjen pozitive të kësaj fraze që përsërisnim shpesh.

Rexhep Qosja: Është vdekje e shkaktuar prej ndotësive politike e intelektuale që e kanë pushtuar jetën shqiptare sot.

Fatos Lubonja: Ne jetojmë në një shoqëri shumë të egër, të dehumanizuar, të mbushur me urrejtje e egoizëm, lakmi për pará, dhe në këtë shoqëri dëgjohen pak zërat e atyre që ndihen keq, të dobët e që kërkojnë ndihmë.

Ardian Vehbiu: Distanca oqeanike që më ndan nga Tirana ma bën dhimbjen edhe më të hidhur, mosbesimin edhe më real dhe refuzimin të vetmin reagim sado pak të arsyeshëm.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Arra Gunge (not verified) on

Gota qe te ofron jeta, nuk eshte as uje e as vere; e mbushur vetem me brenga. Gllenga-gllenka duke e pire ne perditshmeri fundin s'ja gjen dot. Monopatet e jetes jane mes zjarrit kercellites dhe cdo frymemarrje eshte nje thike qe ngulet thelle ne shpirt pa meshire.

Jete, nuk je ne rregull me jetesoret. Disa i qeras me vere te ujuar e disa i vesh ne mendafsh. Dhe kush guxon te fluturoj si shqiponje, e shenjon ne krahe qe te mos rifluturoj.

Perrallen tende jete, kam qe femije qe e degjoj; permendesh e di e syte te zgurdulluar ne kerkim te miresise. Dhe sa here leshoja krahe, here fshehurazi e here haptazi, m'i beje copa-copa. Dhe ashtu i plagosur u perpoqa serish te fluturoj, qofte edhe nje here ne qiellin e vrejtur, por rrashe pa fryme ne pragun tend jete, demokraci.

Jete, nuk je ne rregull me ne.

P.s. Requiemi i mesiperme u shkrua duke degjuar kengen e Notis Sfaqianaqis 'Nuk je ne rregull'.

Submitted by Alban (not verified) on

Fatos Lubonja mund ta kish kursyer  kete te pakten...

Submitted by Beni (not verified) on

Shtrohet pyetja a nuk pati asnje mik te aferm a? U vra per se treti.

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Kishte miq o ben, ja ka Edi Ramen, Much Nanon dhe nje pjese te forumit virtual te Respublikes. Po keto jane te mire me te vajtu dhe me te perdor politikisht kur ke vdekur. Sa qe gjalle, nuk besoj qe ndonjeri nga keto ti kete qendruar afer, pikerisht kur kishte me shume nevoje.

Submitted by shkumbin (not verified) on

do na mungoj ne te gjitha fushat e jetes ... e mbyten ata qe I THOJNE VETES POLITIKAN APO INTELEKTUAL, PO NE TE VERTET JOM  KANIBAL... e ngulfaten vendin...

I LEHTE I QOFTE DHEU...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.