‘Partia e Topit’ që zbulohet si në një striptease të ngadaltë

Partia e re ‘e Topit’ është ende virtuale. Themeluesit e saj, më saktë ata që janë përmendur si themelues, kanë përgatitur opinionin prej muajsh, se partia do të shpallet me sot me nesër, dhe gjatë gjithë kësaj kohe nuk kanë bërë gjë tjetër, bash si në një shfaqje të ngadaltë striptease-e, veçse kanë zbuluar fare pak nga vetja. Sot kanë nxjerrë programin (është i publikuar në shqiptarja.com, dhe në është një listë përparësish, si shpërblimi për ish-të përndjekurit, qëndrimi i ri ndaj pronës, krijimi i një xhandarmërie për rendin, shkatërrim i monopoleve në ekonomi, anulim i strategjisë së shitjes së tokës me 1 euro, etj, etj). Por partia? Ajo do të shpallet të hënën, thuhet. Por ata që i duan të mirën kësaj partie, duhet të kapin me dorë ndonjë gjë të metaltë me këtë rast. Për të larguar tersllikun.
Partia ndërkohë është pagëzuar: Fryma e Re Demokratike. Me iniciale bën FRD.
E.G.
Comments
Nga levizjet duket qe eshte

Nga levizjet duket qe eshte nje gje e menduar mire, por e vetmja gje qe nuk shoh te mire eshte pjesamrrja si themelues i Aleksander Meksit si para-rendesi i krizes se 97.Sa per te tjerat eshte nje prurje e mire sepse eshte vetmja rruge per ta sfumuar Saliu-n nga brenda elektoratit te djathte. Por mos harrojme se Sali-u si tinezar qe eshte do fusi edhe aty njerezit e vet per divergjenca apo edhe percarje si edhe per spiunim informacion ne lidhje me levizjet nga brenda.....

shume kurioz fakti qe nga

shume kurioz fakti qe nga tere personat e permendur per kete parti ty te bezdiska vetem Meksi o Ilir, qe vetem i lire s'je por skllav i Sales.

1. Meksi nuk ka faj tek fajdet. Eshte i vetmi qe u perpoq ne ate parti te shkerdhyer te asaj kohe per te gjetur derman ndaj fajdeve. Dhe e sabotuan te tere ne parti, pa kuptuar qe benin lojen e Sales dhe Nanos. Mund te me thuash ti se cfare ka bere kundra fajdeve Bamiri, Mustafaj apo Biberaj, duke qene qe te dy i ke pas ne PD ne ate kohe?

2. Ti Ilir (o skllav) qenke shume i merzitur nga prezenca e Meksit. Sepse i qake hallin popullit qe vuajti prej fajdeve. Por nuk me duket se te kam pare te besh ndonje koment ne artikuj te tjere per fajdet. Ke dy te botuar ne mars-prill tek Respublica, dhe nje tek Shekulli. Keto te respublices publikonin dokumenta te asaj kohe mbi fajdet. Ndersa Shekulli tregonte se si me ne fund pas 15 vjetesh qeveria e sotme (me presidentin maskara te atehershem) gjeti kohen te shpallte likujdimin e aseteve te firmave piramidale. Kuptohet cfare ka mbetur pa zhdukur nga qeveria Fino dhe Nano e 1997-2001.

3. Partite jane te lira, apo e ke ti ne dore listen e njerezve qe marrin pjese? Sepse kur kritikojme PD nuk me duket se ndonjeri ka thene qe Meksi e prishi, apo Meksi ishte autoritari. Ne te kundert, Meksi akuzohej pse nuk i futi shkelmin Sales kur pati rastin. Dhe akuzuesit mbajne emra te rendesishem te asaj kohe, si Dash Shehu, Spartak Ngjela, Alfred Serreqi etj. Por jo Bamir Topi. Ishte i urte edhe atehere...

4. Me thuaj ndonje llaf per Oketen, meqenese jemi ne teme larje hesapesh. Ke ndonje mendim per kohen qe ai ishte zv.kryeminister dhe minister mbrojteje, menjehere pas Gerdecit. Psh. a ka ndonje ide ai mbi Gerdecin, duke qene se nuk e kemi degjuar te shprehet. Apo edhe ai eshte i urte? Apo e ke te te njejtes fe dhe besim (ose fryme sic ia vlen ta quajme ne kete rast) dhe nuk te lejohet me fol per ate?

5. Me thuaj ndonje llaf per besnik Mustafaj, kete demokratin e madh, i cili deri me 1996 mburrej qe akoma s'e kishte marre teseren e PD-se?

O skllav ti mund te flasesh cfare te duash, por ka disa te verteta qe ti nuk i zhduk dot, sa do qe ti apo Sala perpiqeni. Ose te tjere qe u ngjasoni Sales per nga sjellja dhe lufta per pushtet. Dhe fundi juaj (i Sales) nuk eshte larg, cka e ben me te lehte te ju degjosh e te ju durosh...

Dhe eshte shume kurioz fakti qe keto debate te djathtesh te behen ne nje gazete online te majte (progresiste :) )...

Bamiri kishte plan te

Bamiri kishte plan te krijonte parti me Spahiun por ky i iku "qe pa gdhirë".

Si mundet qe nje parti qe

Si mundet qe nje parti qe pretendon te jete e djathte e publikon me se pari programin tek gazeta me e majte ne tregun shqiptar pas zerit te popullit .... ????

Add new comment