Bie eksporti i tekstileve, sektori shkurtoi 25 % të punonjësve

Postuar në 27 Prill, 2012 12:12

Krizën që ka kapur vendet e BE-së, dhe specifikisht Italinë, Shqipëria po e ndjen më fortë pikërisht tek sektori që ka punësuar një numër të madh personash gjatë këtyre viteve, tek tekstilet. Kompanitë e fasonit (shumica italiane dhe eksportojnë në Itali) po nxjerrin çdo muaj e më pak mall jashtë duke i sjellë vendit më pak të ardhura nga ky aktivitet. INSTAT raporton se gjatë tremujorit të parë të këtij viti, vendi ka eksportuar rreth 15.8 miliardë lekë tekstile dhe këpucë, rreth 500 milionë lekë më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Shqipëri ushtrojnë aktivitet rreth 400 fabrika tekstilesh duke punësuar mijëra gra dhe të reja. Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve, pretendon për rreth 100 mijë persona në të gjithë vendin. Fasoni më shumë se dy vjet që deklaron se është në vështirësi, por rënia e kërkesës nga përtej detit, krahas uljes së të ardhurave në buxhetin e shtetit rrezikon të pasqyrohet edhe me rritje të numrit të papunësisë. Duke parë shifrat, ky sektor është punëdhënësi më i madh aktualisht në Shqipëri.

Pak ditë më parë, Deutsche Welle në gjuhën shqipe raportonte se fasonistët shqiptarë kishin shkurtuar rreth 25 për qind të punonjësve.

S.E

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.