Economist: Mund të ketë gjakderdhje në Kosovë për zgjedhjet serbe

Postuar në 28 Prill, 2012 04:39

Më 6 maj francezët votojnë për presidentin, ndërsa grekët dhe armenët për parlamentet e veta. Për serbët është si shpërthim i madh kozmik (big bang): ata do të votojnë për presidentin, për parlamentin, në zgjedhje lokale, si dhe, në krahinën e Vojvodinës, për kuvendin rajonal. Edhe në Kosovë mund të votojnë shumë serbë, mirëpo kjo është çështje e kontestueshme dhe mund të çojë në dhunë.

Kështu nis sot artikulli i revistës “Economist’ për nyjat e pazgjidhura në prag të zgjedhjeve serbe.

Sipas sondazheve lideri i radikalëve progresivë serbë (SNS), Tomisllav Nikoliq ka diçka mbi 36% të votave, ndërsa presidenti i deritanishëm i Serbisë, lideri i partisë demokratike (DS), pak nën 36% të votave. Është e pritshme që të ketë një raund të dytë ndërmjet këtyre të dyve dy javë më vonë, që do të ndikohej nga rezultatet e zgjedheve parlamentare të asaj dite (6 maj), shkruan “Economist”.

“ Tadiq e paraqet veten si pro-evropian dhe pro-reformist. Mirëpo ai duket i lodhur dhe ekonomia është në gjendje të rëndë. Sipas një sondazhi, 80% e serbëve janë të pakënaqur dhe të zemëruar, 77% ndihen të pafuqishëm dhe të pashpresë, ndërsa 60% janë në depresion”, shkruan revista e njohur politiko-ekonomike, “Economist”.

Rezultatet më të reja nga sondazhet thonë se se SNS dhe aleatët e saj kanë 33.5% të votave, ndërsa DS dhe aleatët e saj mbeten pas me 28.3%. Megjithatë, do të mund të jetë që DS-ja ta ketë më lehtë të gjejë partnerë koalicioni sesa SNS, veneron revista.

“Kingmaker” ka gjasa të jetë Ivica Daçiq, lideri i Parisë Socialiste të Millosheviqit që, bashk me aleatët, merr sipas sondazheve 11.8% të votave.

Çafrëdo qeverie që të formohet do ta ketë vështirë, shkruan revista “Economist” sot. Papunësua në Serbi është në shkallën 24%, ndërsa gati 40% e prodhimit atje është në ekonominë e zezë.

Teksa ka mbetur pak kohë, ende nuk dihet se çka do të ndodhë në Kosovë me zgjedhjet, shkruan “Economist”-i.

Autoritetet serbe kanë hequr dorë nga përpjekja për të organizuar zgjedhje lokale për serbët atje, ndonëse dy komuna në veriun e kontrolluar nga serbët mund t’i mbajnë megjithatë këto zgjedhje.

“Në qoftë se Serbia vendos të organizojë zgjedhje presidenciale dhe parlamentare në veri, pak gjë mund të bëjë Qeveria e Kosovës. Mirëpo, nëse përpiqet t’i mbajë ato në jug, ku jetojnë shumica e serbëve të Kosovës, mund të ketë gjakderdhje”, konstaton revista.

“Economist”-i vë re se një zgjidhje që mund t’u sigurojë mbulesë të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë, janë zgjedhjet e organizuara nga OSBE.

Marrë nga Zëri

Comments

Submitted by shkjau (not verified) on

<div id="CLSCRIPT_communicationDiv">Normal, egersirat kane etje per gjak...zgjedhjet gosti kafshesh.</div>

Submitted by Shqiptari (not verified) on

<p>EGERSIRA me te medha se ne popullin serb nuk mbahet mend ne HISTORI tokesore.</p><p>Realitet, suedezi ju krahasoj me Breivikun, po shkijet jane shume larg prej Breivikut, miliona here me mizor!</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>1 analize t&#39;vetme s&#39;po mund ta beni vete per Kosoven. e vazhdoni t&#39;i thoni vetes &#39;medie&#39;.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.