Më në fund rihapet adresa www.zeri.info

Postuar në 27 Prill, 2012 09:08

Prej gati dy javësh nuk po mundja të hyja në adresën zeri.info. Isha mësuar ta bëja për ditë, disa herë në ditë, e në këtë kuptim më ka munguar. Sot munda më në fund të hyj. Dhe gjëja e parë që lexoj është një njoftim me gërma bold, ku mes të tjerash thuhet:”Kohët e fundit jemi përballur me probleme të shumta në faqen tonë. Pothuajse 10 ditë, ka qenë e pamundur që faqen tonë ta vizitojnë persona që jetojnë jashtë Kosovës, por edhe nga disa pjesë brenda vendit tonë. E gjithë kjo ka ardhur pas sulmeve që na janë bërë nga persona të panjohur, pas publikimit të shkrimit me titull “Sali Berisha, me ‘mafinë’ serbe, kundër Kosovës” të datës 16 prill, 2012”.

Gazetarët e Zërit nuk vënë gisht mbi ndokënd, por bëjnë mirë që theksojnë këtë përkim në kohë mes publikimit të atij skandali, dhe bllokimit të faqes nga hacker-at. Është një përkim shumë i çuditshëm.

M.N.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.