Vdekja e Klosit: Reagimet janë të shumta, por jo nga elita

Postuar në 27 Prill, 2012 08:52

Establishmenti është shumë i kursyer në reagime lidhur me vdekjen e Ardian Klosit. I pari që u shpreh ish Presidenti i Republikës. “Largimi i parakohshëm nga kjo jetë i shkrimtarit, analistit letrar, përkthyesit, publicistit dhe aktivistit të njohur publik të shoqërisë civile, është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për mbarë shoqërinë tonë, e cila sot më tepër se kurrë ka nevojë për intelektualë të mirëfilltë dhe zëra të pavarur e të guximshëm”, tha ai. Ka folur dhe Edi Rama, i cili ka qenë një nga miqtë më të ngushtë të Klosit: “Iku tragjikisht natën një mik i shtrenjtë e njeri i çmuar i këtij vendi, antikomformist i hershëm që refuzoi të përshtatet me vulgaritetin”.

Të tjerët nuk kanë folur, dhe një pjesë syresh do bënin mirë të mos flisnin. Është fjala për ata që Klosi i ka qesëndisur, përbuzur, kritikuar e denoncuar me penën e me zërin e tij. Ndërkohë, në web vihet re që janë bërë tok në këtë ngjarje, gjë që duket tek dhembja për Ardian Klosin që s’është më dhe tek vlerësimi për atë që ai ka bërë sa ish gjallë. Janë të rrallë internautët që i kanë lejuar vetes ndonjë koment kuturú e të shkujdesur në këto orë, sidoqë dihet që Ardian Klosi ka qenë nga ata që ka mbajtur qëndrime, e shpesh herë të forta, në këtë botë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Ngushellime familjes dhe me vjen keq per te ndjerin. Po nuk ka ndonje gje me te ndyre qe vdekjen e tij ta shfrytezosh per politiken e dites, sic po beni me lart ju te Respublikes. Jo kush e ngushelloi dhe kush jo, jo por do kishin bere mire te heshtnin etj etj.  Boll se late nam.

Submitted by Anonim (not verified) on

Kryeministri Berisha i shpreh ngushëllimet familjes së publicistit të njohur Ardian Klosi

Kryeministri Berisha, përmes një mesazhi, i shprehu sot ngushëllimet familjes së publicistit të njohur Ardian Klosi, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme. Kryeministri shprehet se ndarja nga jeta e Ardianit është një humbje e pakompensueshme për familjarët, por dhe një humbje e madhe për letrat, publicistikën dhe shoqërinë civile shqiptare, të cilat humbasin një personalitet të shquar të tyre.

Në mesazhin e tij, Kryeministri Berisha shkruan:

“Familjes së të ndjerit Ardian Klosi

Ndarja tragjike nga jeta e njeriut tuaj më të dashur më ka pikëlluar thellë dhe duke ndarë me ju këtë dhimbje, ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Ndarja nga jeta e Ardianit, njeriut tuaj më të dashur, është një humbje e pakompensueshme për ju, por dhe një humbje e madhe për letrat, publicistikën dhe shoqërinë civile shqiptare, të cilat humbasin një personalitet të shquar të tyre.

Në këto ditë zie për ju, unë i lutem Zotit që shpirti i bashkëshortit, babait dhe njeriut tuaj më të afërt, të gjejë paqen e merituar.

Me respekt

Sali BERISHA”

27/04/2012

Submitted by Iluministi (not verified) on

Sapo pashë njoftimin, më shpëtoi padashur: Mos!

Submitted by antishqiptari (not verified) on

mendoj qe  reagimi me njerezor qe mund te behet nga kushdo, eshte te mbeshtetet familja ose te mos i cahet trapi familjes me deklarata per shtyp, qofte nga shoket qe s'e lene rastin te fusin ne ngushellimin e tyre mediatik ndnj furce te lehte per veten, qofte nga kundershtari qe bashke me dhimbjen per intelektualin "pa dashur" shpreh dhe mendjen e tij te hapur.

Kur vdes robi, i ka hesapet me ZOTIN dhe kaq.

Submitted by hajde pallavra ... (not verified) on

Po ke quan elite ti o z. muc, ah te mjeret ne!

Submitted by anonim (not verified) on

Pikes i ke rene o "pallavra me gjize". Po ke quan elite ti o Muc? Mendon se ky vend ka elite? Kush eshte elita njerez si Ilir Meta qe vjedh diten per diell dhe duan te behet fisnike me gjerdanet e gruas prej 250000Euro? Fisnikeria nuk blihet or mik, as me leke, as me dhune dhe as me gazetare imorale e qe shiten per 2 leke.  Fisnikeria eshte ne gen dhe i tille ishte Klosi, nje nder te paktet aristokrate te vertete shqiptare, mbase s'kishte leke si ca e ca, po kishte zemer, humanizem, talent e klas sa per 1000 parveny katunare.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.