Prençi në Vizion Plus: Kam informuar k/ministrin, dhe përgjigja e tij ka qenë .... heshtja

Ish-drejtori i policisë për qarkun Dibër, Shemsi Prençi, ka qenë i ftuar sot në mbrëmje në Vizion Plus, në programin Debat në Studio, ku tok me Pezën, kanë qenë dhe katër gazetarë të tjerë. Polici Prençi vijoi në linjën e vet të denoncimit të strukturave më të larta të policisë së shtetit lidhur me atë që ka ndodhur e ndodh në Bulqizë. Në përpjekje për të veshur në mënyrë dokumentare pretendimet e veta, ai lexoi dhe një numër sms-sh, që ua ka përcjellë eprorëve të vet. Binin në sy sms-të që ai ia ka dërguar kryeministrit Berisha, të cilat kanë mbetur pa asnjë përgjigje. Është fjala për sms që kanë të bëjnë edhe me kontrastin e fortë mes tij e Avenir Pekës disa ditë para zgjedhjeve të fundit lokale (ku Prençi është fyer e kërcënuar me jetë), edhe me situatën e Bulqizës, që ai e ka denoncuar ditët e fundit. E ka bërë me dije mbi probleme dhe afera korruptive, por përgjigja e kryeministrit ka qenë pra .... heshtja absolute.
Re.Pu.
Comments
Policine dhe krejte
<p>Policine dhe krejte Ministrine e Brendeshme e drejton Klani mafjoz tropojan,Agron Kulici,ish mesueses fiskulture e bodigard Berishe,Astrit Halili tropojan,kunat i Kulicit,pa kurrfare kulture policore e qytetare,trafikant Rinasi ne kohen e qeverisjes se P.S,drejtor i SHKB.ose SHIK-u personal i Berishes,Isuf Celaj,Ish veteriner,nga Vuthaj,kusheri i Liri Berishes dhe truri i Bashkim Mulajt qe kontrollojne cdo trafik dhe behen mbulese per cdo krim e vrasje.Ne Drejtorine e Policise thone nen ze -Ne se ku ndodh krimi shihni Agron Kulicin dijeni se atje nuk ka per tu gjetur kurre vrasesi.Qe nga Bujar Nishan-Mehmeti e Hysen Burgaj jane figurina.Fijet e mafies i levizin keta te tre me bekimin e Sali Berishes.Jane keta qe mbulojne edhe mafien e kromit te Ilir Metes ne Bulqize te perfaqsuar nga Kapter Irfan Musabelliu nen kujdesin e Nasip Nacos.Cdo qelize e shtetit qe nga baza e ne progresion gjeometrik drejte majes se piramides eshte e kapur nga mafija qe ka vene poshte shtetin.</p><p> </p><p> </p><p> </p>
Add new comment