Arkiv-Lajme
Berisha i izoluar nga diplomacia perëndimore? Gjepura; do takohet me zonjën Clinton
Sot Berisha është nisur për në SHBA, ku sipas njoftimit për shtypin nga kryeministria, “do të zhvillojë të mërkurën një takim me Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton, në përfundim të të cilit, [që të dy, zonja Clinton dhe ai] do të dalin në një konferencë të përbashkët për median”. Njoftimi për shtypin vijon më poshtë me një listë takimesh të tjera, të cilat afërmendsh nuk kanë rëndësinë e këtij takimi të së mërkurës.
Shpërthim patriotik i Berishës para nisjes për në SHBA
Kryeministri Berisha u kujdes të jepte mesazhe të forta patriotike gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, pak orë para nisjes për në SHBA, gjatë të cilës do të marrë pjesë edhe në aktivitetin për 100 vjetorin e organizatës së komunitetit shqiptar në New York, “Vatra”. Fillimisht ai kërkoi organizimin e një tjetër konkursi për ngritjen e një monumenti tjetër me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, vendosjen e një shqiponje në kryeqytet.
Identifikimi elektronik i votuesve – zgjidhje përfundimtare e problemit të votimit familjar?
Në të gjitha raportet e OSBE/ODHIR-it për zgjedhjet në Shqipëri, është ngritur problemi i votimit familjar në zonat rurale, ku i pari i fisit voton për të gjithë anëtarët e fisit, pavarësisht se disa prej tyre mund të mos jenë fare në Shqipëri ditën e votimit.
Ministri Bode zgjohet nga gjumi. “Borxhi publik është një problem”, thotë
Ministri i Financave, Ridvan Bode, pranon për herë të parë problemet me borxhin publik. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai pohon dy gjëra, që deri më sot nuk ia ka nxënë goja: 1. Jemi të përqëndruar në miradministrimin e borxhit publik, që ka një kosto të vetën për t’u paguar; dhe 2. Borxhi ynë publik (që për të është në nivelin 58.7 %) “është relativisht i lartë në raport me vendet e rajonit.”
Skandali i linjës së Interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë është arkivuar
Versioni online i Zërit të Prishtinës nuk lexohet më në Shqipëri qysh prej momentit që kjo gazetë publikoi scoop-in e bllokimit të ndërtimit të linjës së Interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë (Cili është hackeri, vallë?), ku akuzohej kryeministri Berisha e ku përmendeshin lidhje të të birit me do sllavë që kanë biznese e interesa në fushën elektro-energjitike. Askush nuk po flet më për atë ngjarje.
Një ngjarje e pazakontë: Nderohet Afrim Koçi; është përkthyes
Dje në Bibliotekën Kombëtare është nderuar me një aktivitet përkthyesi Afrim Koçi, për të cilin Elsa Demo, për të nënvizuar jetën e tij larg reflektorëve e larg jetës mondane metropolitane, thotë në shkrimin e vet tek Shekulli se “nesër Afrim Koçi do të zbresë me linjën e Porcelanit në Bibliotekën Kombëtare, dhe aty do të vazhdojë punën ku e ka lënë një ditë më parë. Pasdite do të kthehet me të njëjtën linjë autobuzi, që do ta lërë në stacionin e fundit, në pellgun e ish-Kinostudios, në shtëpinë ku jeton vetëm prej një jete”.
Një ‘auto da fé’ e Kadaresë për sojin e kritikëve
Në numrin e parë të revistës ‘Letra’, që ka në fokus kritikën në letërsi, bie në sy një intervistë e Ismail Kadaresë, që vërtitet rreth së njëjtës lëndë, kritikës. Në këtë intervistë, Kadare bën një kritikë, gjithashtu. Më saktë, një qortim të rëndë publik në adresë të dy emrave të njohur të kritikës së letërsisë gjatë regjimit komunist. Intervistuesja Dhurata Shehri i kërkon se cilët kanë qenë “kritikët që e kanë bezdisur më shumë”, dhe ai nuk nguron të përmendë emra.
Shqip: Arra e Babë Myslymit. Anglisht: Baba Nuts Myslymit (!!!)
Edi Rama ka thënë sot se në websitin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës e Sporteve, “Tirana u shfaqet të huajve me foton e një arre të emërtuar në një anglishte fantastike: Baba Nuts Myslimi”. Me ta parë këtë lajm nëpër sitet informative, lexuesi është i prirur të mos e besojë; dhe me të drejtë, pasi është tepër surreale për të qenë reale. Por nëse ka nerva e motivim për të bërë një verifikim, bindet kollaj se nuk ka asnjë sajim në këtë histori.
Problemi i Sarkozy-së: Ndarja e votës së djathtë më e madhe se e së majtës
Nicolas Sarkozy është i pari president i Republikës së 5-të franceze që nuk arrin të dalë i pari në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Ai u rendit i dyti pas socialistit François Hollande, me rreth 2 pikë përqindje difrence. Kjo renditje qe rezultat i një ndarjeje të votës së djathtë më të madhe se të së majtës. Kështu, Marine Le Pen e së djathtës ekstreme arriti në nivelin 18%. Ndërsa Jean-Luc Mélenchon i së majtës ekstreme mori vetëm 11%.
Jemi në shekullin XXI? Jo, jemi ende në fillim të shekullit XIX
Në një kronikë të Top-channel-it, flitej për “stoqe e masive gurësh në Bulqizë, të krijuara para viteve ‘90 nga puna e ish të burgosurve politikë”, ku punojnë për të nxjerrëë bukën e gojës (edhe për familjet) fëmijët e kësaj qyteze. Pamjet e Top-it ishin të pamëshirshme, e komprometonin çdo dëngël mbi “Shqipërinë europiane”: tregonin fëmijë 10-11-12 vjeçarë, që mbushnin kova me mineral dhe i bartnin mbi shpinë. Më shumë se si fëmijë të vitit 2012 dukeshin si personazhe të librave të Charles Dickens-it.