Jemi në shekullin XXI? Jo, jemi ende në fillim të shekullit XIX

Në një kronikë të Top-channel-it, flitej për “stoqe e masive gurësh në Bulqizë, të krijuara para viteve ‘90 nga puna e ish të burgosurve politikë”, ku punojnë për të nxjerrëë bukën e gojës (edhe për familjet) fëmijët e kësaj qyteze. Pamjet e Top-it ishin të pamëshirshme, e komprometonin çdo dëngël mbi “Shqipërinë europiane”: tregonin fëmijë 10-11-12 vjeçarë, që mbushnin kova me mineral dhe i bartnin mbi shpinë. Më shumë se si fëmijë të vitit 2012 dukeshin si personazhe të librave të Charles Dickens-it.
Sipas gazetarëve të Top-it, pas shkollës apo në ditët e pushimit, “fëmijët lënë librat dhe nisin të gërmojnë. Për të fituar 300 lekë në ditë këta fëmijë duhet të gërmojnë dhe të transportojnë në kurriz 100 kilogram gurë”. Ua shesin ca firmave apo individëve, që më pas i rishesin për hesap të tyre me 10 lekë kilogramin. Kapitalizëm i kohëve të revolucionit industrial ekziston akoma. Në Shqipëri. Në Bulqizë.
Re.Pu.
Comments
Dhimbje dhe revolte!

Dhimbje dhe revolte! Gazetaret...Sa borxhe i kane opinionit publik! Jeta nuk eshte bulevardi i Tiranes dhe' bulevardi' politik ku shetitet pa droje e zgrufullim.Jeta eshte atje ku jetohet ne teh te briskut midis ekzistences dhe mosekzistences, eshte atje ku gurgullojne vetem psheretima, eshte atje ku pushteti nuk ka shtruar ' rruge' per t'i begenisur, eshte atje ku dhe vet 'zoti' nuk ka mbritur, eshte atje ku ata femije neser nuk do te qendojne dot ne themelet e te ardhmes, eshte atje ku nuk jemi ne...Dhimbje dhe revolte! Por me kot...

Shumë mirë gazetarët që e

Shumë mirë gazetarët që e denoncojnë këtë ndodhi.

Po politikanët progresistë që i kanë në zemër vuajtjet e fëmijëve ku janë? A jemi gati ne si shoqëri që të paguajmë më shumë taksa që këto fëmijë të mos kenë nevojë të gërmojnë krom? Apo do të na thoni se duhet hequr asistenca për familjet më të varfëra në Shqipëri?

Ja dhe një kauzë tjetër tipike dhe historikisht e majtë, por e pafat si kauzë sepse ato zona janë braktisur sepse janë zona "malokësh".

Kur do ta thotë një fjalë dhe shefi me twitter?

PS: Saliu i vendos shkelmin përditë atyre kalamajve. Të kuptohemi drejt është ai bisha. Por nuk i kërkohet mëshirë vrasësit dhe babait të vrasësit të Gërdecit.

Synimi eshte te ulet sa me

Synimi eshte te ulet sa me shume numri i atyre qe jetojne ne kufijte e minimumit jetik, po varferia nuk do te zhduket asnjehere. Vetem shoku enver e mori persiper njehere e nje kohe ta zhdukte fare varferine dhe rezultatet u pane, u bene te varfer dhe ne skamje te gjithe. Top-i kur i ka me kaq merak keto zonat e humbura ku shkon te beje kronikat, te filloje te jape ndihma vete i pari.

Add new comment