Skandali i linjës së Interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë është arkivuar

Postuar në 24 Prill, 2012 04:01

Versioni online i Zërit të Prishtinës nuk lexohet më në Shqipëri qysh prej momentit që kjo gazetë publikoi scoop-in e bllokimit të ndërtimit të linjës së Interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë (Cili është hackeri, vallë?), ku akuzohej kryeministri Berisha e ku përmendeshin lidhje të të birit me do sllavë që kanë biznese e interesa në fushën elektro-energjitike. Askush nuk po flet më për atë ngjarje. “Në Kosovë me këtë temë merret vetëm një gazetë, Zëri, ajo që e publikoi e para skandalin; gazetat e tjera kosovare vazhdojnë të publikojnë komente mbi rrugët e bashkimit kombëtar natyral e jo natyral nga lloj-lloj patrtiotësh të improvizuar, të cilët janë peng të inercisë së tyre mendore dhe dashurive me vonesë faze për udhëheqësit e Shqipërisë, Enver Hoxha e Sali Berisha”, thotë Mentor Nazarko në një shkrim të vetin të publikuar në Panoramën e sotme.

Në të njëjtin shkrim, Nazarko jep dhe arsyet pse ky argument do duhej të mbahej gjallë prej opinion-bërësve. Në thelb të shpjegimeve të tij qëndron rëndësia që ka kjo linjë në krijimin e një tregu energjitik kombëtar (shkrimin e tij mund ta lexoni në rubrikën 'op-ed' të respublica-s).

E.G.

Comments

Submitted by Genti (not verified) on

<p>Per fat te keq keshtu ndodh me cdo skandal shqiptar, pas pak ditesh e ze pluhuri i harreses. Rreth dy muaj me pare ne Parlament dhe ne media u diskutua gjere e gjate mbi nepotizmin ne diplomaci, madje&nbsp;edhe ne kete website u shkrua disa here. Asgje nuk ndodhi me tej, megjithese gjendja eshte po ajo ne mos me keq.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.