Arkiv-Lajme

Abetare mbarëkombëtare, por jo domosdoshmërisht për fëmijët e Shqipërisë!

Postuar në 26 Prill, 2012 07:29

Absurditetet në shtetin tonë 100-vjeçar nuk kanë të sosur. Zv.Ministrat e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës shpallën me fanfarë fituesit e konkursit për abetaren mbarëkombëtare, duke mos kursyer lëvdatat për projektin fitues, por…  Në Shqipëri ka gjithnjë një “por”… Abetarja fituese mbarëkombëtare do të jetë libri që do t’u mësojë ABC-në fëmijëve të klasave të para në Kosovë dhe diasporë, ndërsa në Shqipëri asaj do t’i duhet të konkurojë në tregun shkollor me abetaret e tjera. Pra, abetarja do të jetë mbarëkombëtare, por jo domosdoshmërisht për fëmijët e Shqipërisë!

E.Zaloshnja

Lajmi nga takimi Clinton-Berisha? Berisha.... e fton për festën e 100 vjetorit

Postuar në 26 Prill, 2012 06:12

Shumë pak lajme rrodhën nga takimi i Berishës me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. Së pari doli në shesh keqinfomimi i zyrës së shtypit të kryeministrisë: nuk pati një konferencë për shtypin pas takimit. Dhe nuk kuptohet pse duhej bërë kjo rrenë. Së dyti, u mor vesh se takimi ka zgjatur 40 minuta. Së treti, i vetmi detaj nga takimi është një ftesë që Berisha i ka bërë zonjës Clinton në mënyrë që kjo e fundit të marrë pjesë në 100 vjetorin e pavarësisë. Por kjo lutje e kryeministrit nuk është ndonjë lajm.

Sa të papunë janë në Shqipëri?

Postuar në 26 Prill, 2012 05:25

Në një shkrim të publikuar në Panorama, ekonomisti Kosta Barjaba, bën pak a shumë këtë arsyetim për të mbrojtur idenë e një papuënsie shumë të lartë në Shqipëri:

Ngacmimet seksuale në punë, i akuzuari ka barrën e provës

Postuar në 26 Prill, 2012 04:40

Qeveria është duke ndërmarrë ndryshime në Kodin e Punës, të cilat krahas rregullimeve estetike përmbajnë edhe disa çështje të rëndësishme, siç është kryerja e lejes vjetore me detyrim duke mos dhënë para në këmbim të saj, rritja e penaliteteve për rastet e ngacmimeve seksuale në punës apo dhënia e lejes për burrat në rastet e kur lind bashkëshortja. Drafti është duke u konsultuar me grupet e interesit, ndërsa së shpejti pritet të miratohet edhe në mbledhje qeverie.

Dosja e përgjakur e kromit

Postuar në 26 Prill, 2012 03:18

Për shkak të pangopësisë së mafias së mineraleve të lidhur fort me segmente qeveritare, filloi një shfrytëzim barbar i kromit në zonën e Matit dhe të Bulqizës si pellgu më i fuqishëm krommbajtjes në vendin tonë. Firma fantazmë u shfaqën gjithandej minierave, uzinës së ferrokromit e deri në eksportin e tij portual. Qindra punëtorë u flakën në rrugë dhe qindra të tjerë u shfrytëzuan në kushte mizerabël në kushte mesjetare të punës dhe sigurisë.

Shtypi injoron bombën ‘Prençi’; dhe fokusohet tek pezullimi i tij

Postuar në 26 Prill, 2012 03:02

Një nga lajmet me ‘L’ të madhe të ditës së djeshme ishte ai që kish të bënte me dorëheqjen e denoncimin publik të Shemsi Prençit, por nuk ish gjykuar kështu nga një pjesë e madhe gazetash, disa prej të cilave e ‘kishin fshehur’ si lajm, ose kishin zgjedhur një fokus tjetër për ta parë. Fjala vjen, ishin fokusuar tek fakti që Shemsi Prençi ish pezulluar dy ditë para se të jepte dorëheqjen, dhe me këtë, mendja ta thotë se kanë dashur të komprometojnë si dorëheqjen, ashtu dhe denoncimet që ai bëri.

Një libër i Sokol Sadushit i mbledh të gjithë në hotel Tirana

Postuar në 25 Prill, 2012 13:51

Në një nga sallat e hotel Tiranës, juristi Sokol Sadushi promovoi librin e tij me titull Drejtësia Kushtetuese në Zhvillim, për të cilën nuk u kursyen fjalët e mira nga një numër juristësh të tjerë të njohur, po aq sa Sadushi, për kompetencën e zotësinë e tyre, si Luan Omari, Kristaq Traja, e Aurela Anastasi. Që të tre këta të fundit folën për librin dhe lanë të kuptohej se bëhej fjalë për një ngjarje me rëndësi akademike (“është një prurje e jashtëzakonshme në literaturën juridike”, u tha).

Klerikët njëzëri: Të lejohen simbolet fetare në shkolla

Postuar në 25 Prill, 2012 12:11

Pjesëmarrës në mbledhjen e sotme të Komisionit të Arsimit dhe Medias ishin edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare, të cilët kërkuan lejimin simboleve në shkollat publike por edhe futjen e një lëndë edukative në kurrikulat e mësimit.

Shtypi spanjoll për humbjen e Barcelonës: E padrejtë, mizore, e tmerrshme, e pamerituar

Postuar në 25 Prill, 2012 10:33

Gazeta Marka e madrilenëve: “Barcelona e sheh veten jashtë kompeticioneve La Liga e Champions League pas tri ditëve më të errëta të epokës së Guardiola-s (të shtunën Barça humbi me Realin. Re.Pu)”.

El Mundo: “Goditje vdekjesjellëse në Camp Nou. Është ky fundi i një cikli?”

AS: “Adios Barcelona! Dhe Pep Gurdiola është gati të ulet e të flasë me Presidentin lidhur me të nesërmen e vet”.

Më 3 maj vjen Fule; do jetë nyja presidenciale pjesë e axhendës së tij?

Postuar në 25 Prill, 2012 10:02

“2012 duhet të jetë një vit i mundësive të mëdha për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së”, ka thënë sot ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi. Nuk është hera e parë, që Sequi e përmend këtë vit si një mundësi për Shqipërinë, gjë që do të thotë se gjatë vlerësimit të fundvitit mund të merret ndonjë notë kaluese, rrjedhimisht dhe statusi i vendit kandidat. Një mundësi e tillë është nënvizuar në stil inkurajues dhe prej eurokratëve të tjerë të Brukselit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme