Dosja e përgjakur e kromit

Për shkak të pangopësisë së mafias së mineraleve të lidhur fort me segmente qeveritare, filloi një shfrytëzim barbar i kromit në zonën e Matit dhe të Bulqizës si pellgu më i fuqishëm krommbajtjes në vendin tonë. Firma fantazmë u shfaqën gjithandej minierave, uzinës së ferrokromit e deri në eksportin e tij portual. Qindra punëtorë u flakën në rrugë dhe qindra të tjerë u shfrytëzuan në kushte mizerabël në kushte mesjetare të punës dhe sigurisë.
Për pasojë janë mbi 20 minatorë që gjetën vdekjen në zgafellat e minierave të Bulqizës apo Martaneshit e gjetkë maleve me krom, si dhe të tjerë në stoqet e hapura të kromit ku luftonin për të mbijetuar në shërbim të grupeve kriminale. Grevave të shumta të urisë si në Mat apo Bulqizë, shteti iu përgjigj me shkopinjtë e gomës të policisë por jo me zgjidhje ekonomike dhe sociale. Nga ana tjetër nëse ndokush guxoi të shkelë në dosjen e përgjakur të kromit, njerëz të paguar iu përgjigjen me grykën e kallashnikovit.
Kësisoj sot e 15 vite ka ngelur pa autor vrasja e shefit të antikrimit ekonomik të Matit, Sabri Neli dhe shoferit të këtij komisariati Baftjar Stafhasani (20 maj 1998), por burime të frikësuara nga brenda policisë së asaj kohe patën rrëfyer se ishte gjetur e hapur kasaforta ku mbaheshin dosjet e kromit, që shfrytëzoheshin nga grupe kriminale dhe ato u asgjësuan. Edhe dosjet e tjera që u hapën në Bulqizë, kanë pasur të njëjtin fat, asnjërës nuk i është shkuar deri në fund, ndërsa shfrytëzimi barbar e pa kriter i minierave vazhdon.
Nëse sipas specialistëve kjo minierë do e kishte jetëgjatësinë për 100 vite, me shfrytëzimin që po i bëhet nga të gjitha “brinjët” e kësaj miniere, miliona tonë krom do të mbeten poshtë zgafellave pa u shfrytëzuar. Rezervat së paku shënohen në 10 milionë ton (2 miliardë dollarë me tregun e sotëm), por nga shfrytëzimi kriminal dhe i pabazuar në harta gjeologjike kjo rezervë kolosale po shkon drejt shterimit. Pikërisht në momentin kur policia epet për të vënë rregull dhe kërkon zbatimin e ligjit, ndesh me sulm të paprinciptë të grupeve të interesuara për kaos, kësaj radhe edhe me mbështetje mediatike, duke detyruar iniciatorin e aksioneve bllokuese, drejtorin e policisë Dibër të japë dorëheqjen.
Kështu beteja e një segmenti të shtetit me mafian e kromit duket se u humb, ndaj do ishte e udhës që “dosja e përgjakur e kromit” të mos qëndrojë më e mbyllur, por të shfletohet për të nxjerrë para ligjit të gjithë ata që kanë shkaktuar “kataklizmon” e kësaj pasurie të të gjithë shqiptarëve.
Gjergj Marku, Shekulli
Comments
Dhe punetoret qe rrine me
<p>Dhe punetoret qe rrine me duarlidhur e kokulur e thone vetem rrofte berisha se kur te ngopet ai do ngelet ndoshta ndonje therrime per ne.</p>
E harrove greven e urise,
<p>E harrove greven e urise, veres qe shkoi, kur Edi po shkruante libra e kur opozita kishte marre pushime nderkohe qe Ruli i dergoi policine grevisteve? E harrove se kane ardh disa here ne Tirane per manifestime por nuk ja ka var njeri?</p>
Add new comment