Klerikët njëzëri: Të lejohen simbolet fetare në shkolla

Pjesëmarrës në mbledhjen e sotme të Komisionit të Arsimit dhe Medias ishin edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare, të cilët kërkuan lejimin simboleve në shkollat publike por edhe futjen e një lëndë edukative në kurrikulat e mësimit. Prania e tyre aty është për shkak të ndryshimeve që Kuvendi është duke miratuar në ligjin për arsimin. “Asnjë nxënësi nuk i lejohet të propagandojë dhe të shpjegojë me të tjerët, por kemi theksuar që në bazë të ligjeve tona në fuqi dhe konventave ndërkombëtare, qofshin ato të Bashkimit Evropian, qofshin ato të Kombeve të Bashkuara, që asnjë nxënës në botë, as gjinia, as raca, as feja nuk e pengon që të shkollohet edhe në shkollat publike”, - tha nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu. Përfaqësuesi i katolikëve ndërkohë kërkoi mospengimin e nxënësve që janë praktikant të fesë “të shprehin identitetin e tyre fetar”. Andon Merdari, ndihmës i krypeshkopit Anastas, sugjeroi vendosjen e një lëndë mësimore që të shpjegojë 5 komunitetet fetare në vend.
Re.Pu
Comments
Jam vendosmenisht kundra

Jam vendosmenisht kundra mesimit te cilesdo fè ne shkollat publike.

Shkollat private le te bajne çka te duen.

Duan me nder nje

Duan me nder nje M..............

Duan te na peçajne edhe ne

Duan te na peçajne edhe ne shkolla. Te na ndajne. Siç jemi ndare ne parti, duhet te ndahemi edhe ne fe. Ky eshte qellimi i tyre. Perçarja. Qe shqiptaret e rinj myslimane te mos kene per vellezer shqiptaret e krishtere, por ata ne Turqi apo Afganistan. Dhe shqiptaret orthodokse ta kene koken nga Athina e Janullatosit. Kane gjetur shesh dhe bejne pershesh. Ngandonjehere mendoj se Enver Hoxha e ka pasur mire kur i zhduku fete nga Shqiperia.

ik or lamash me gjithe fete e

ik or lamash me gjithe fete e tua

Republika eshte LAIKE

Republika eshte LAIKE !

Jashte feja prej shtetit e larg shteti nga feja!

Paul lodhesh kot me ironi

Paul lodhesh kot me ironi dylekeshe, se te gjithe muslimanet e gjejne momentin, mundesine dhe menyren per t'u falur

per xhuma (hidhi nje sy xhamiave ne kete dite) dhe do ta gjejne perhere. Se nuk mendojne te gjithe si ty, de. Vetem ne internet di te llapesh ti, keshtu qe nuk frikeson as gardalinat.

Nqs simbol fetar quhet te

Nqs simbol fetar quhet te vesh nje kryq apo nje gjysem hene ne qafe , kjo nuk ka ndonje gje te keqe kur personi qe e mban ate e desheron nje gje te tille. Por ti mbulosh fytyren femres dhe kjo te quhet simbol fetar, kjo per mendimin tim nuk duhet te pranohet. E pse u dashka te mbulohet fytyra me perce? Kjo eshte kundra natyres.

Republika eshte LAIKE e te

Republika eshte LAIKE e te gjitha ambjentet publike te saj (zyra/shkolla/spitale/kazerma/ etj) duhet te mbeten vetem laike.

Nuk dua qe femijte e mij te mesojne ne nji shkolle te finacuar me parate publike ku ne mur varet nje kryq ,apo mesuesja eshte me ferexhe,apo drejtori i shkolles me tespi!

Mesojini femijve "EDUKATE QYTETARE" me mire se "BESIM FETAR".

REPUBLIKA detyrim te rrise qytetare te ndershem qe respektojne ligjet e Kushtetutes.

Feja i perket sferes private e per te le te mendoje familja,hoxha a prifti!

Baku, edhe Amerika eshte

Baku, edhe Amerika eshte laike, por liria kushtetuese e shprehjes se lire te besimit fetar te individit eshte primare dhe respektohet, madje mbrohet nga shteti.

Kryqi apo gjysemhena ne murin e shkolles vertet qe e shkel laicitetit e institucionit, por shamia ne koken e nxeneses ose mesueses nuk e shkel, sepse kjo e dyta hyn tek liria e individit, dhe jo tek imazhi i institucionit.

Po nuk respektuam te drejtat e njeri tjetrit, perfshi te drejtat fetare, nuk kemi perparuar shume nga komunizmi.

Armir une them vetem nje gje

Armir une them vetem nje gje te thjeshte:

Garantimi i shprehjes e praktimit fetar eshte detyre e shtetit!

Nder ambjentet e republikes duhet vetem te respektohet neutraliteti i shtetit (qe ta kujtojme NUK KA FE!

Nder ambjentet private je i lire ti orendisesh simbas qejfit por ne ambjentet e perbashketa shteterore mjafton flamuri e fotoja e Skenderbeut!

Ne simbolet shteterore njihen myslimanet praktikante ,te krishteret praktikante,myslimanet laike,te krishteret laike e ateistet .... simbolet fetare e kane vendin nder zemrat e besimtarit.

Jashte feja nga shteti!

Po i ngaterron gjerat Baku.

Po i ngaterron gjerat Baku. Kur nje individ mban nje simbol fetar, le te themi, kryq apo shami, dhe me kete shkon ne nje institucion publik si shkolla apo puna zyrtare, kjo nuk do te thote qe ky simbol po i imponohet shtetit laik, pra nuk eshte shteti qe po shkel laicitetin ne kete rast, por thjesht individi qe po shpreh lirisht besimin e tij. Dhe disa nga keto "simbole" nuk jane thjesht simbole, por jane pjese e besimit fetar, dhe nuk mund te hiqen aq kollaj, sepse heqja me dhune e tyre perben shkelje te rende te lirise fetare te individit.

Vendosja ne mur te institucionit e simboleve fetare, apo shperndarja nga shkolla publike e literatures fetare, apo festimi i festave fetare me party apo me dhurata per nxenesit (pervec se nese behet privatisht jashte ambjenteve te shkolles), kjo po qe e shkel laicitetin e instituicionit, dhe kjo eshte e ndaluar me kushtetute, dhe per kete jane dakort te gjitha komunitetet fetare.

Shpresoj te jemi kuptuar, dhe me beso, une e dua laicitetin e shtetit tone po aq sa ti, vetem se duhet ta kuptojme me mire se cdo te thote ne rradhe te pare laicitet.

Këta fetarë të zgjuar para se

Këta fetarë të zgjuar para se të kërkojnë do ishte mirë të lexonin kushtetutën ku e cila e thotë shumë qartë shteti është laik dhe pa diskutim dhe shkollat publike janë publike dhe në qoftëse duan shkolla fetare të ndërtojnë sa të duan dhe gjithmon brënda ligjit

Add new comment