Një libër i Sokol Sadushit i mbledh të gjithë në hotel Tirana

Postuar në 25 Prill, 2012 13:51

Në një nga sallat e hotel Tiranës, juristi Sokol Sadushi promovoi librin e tij me titull Drejtësia Kushtetuese në Zhvillim, për të cilën nuk u kursyen fjalët e mira nga një numër juristësh të tjerë të njohur, po aq sa Sadushi, për kompetencën e zotësinë e tyre, si Luan Omari, Kristaq Traja, e Aurela Anastasi. Që të tre këta të fundit folën për librin dhe lanë të kuptohej se bëhej fjalë për një ngjarje me rëndësi akademike (“është një prurje e jashtëzakonshme në literaturën juridike”, u tha).

Interesi në atë sallë ishte në lartësinë e këtyre vlerësimeve. Ish aty një pjesë e mirë e elitës juridike, politike e institucionale, të majtë e të djathtë, ish-presidentë, ish-kryeministra, deputetë, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese (vetë Sadushi ka qenë për vite të tëra anëtar i kësaj Gjykate), etj, etj.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Andi (not verified) on

<p><strong>Shkruaj me emrin tend o Muc Nano,&nbsp;&nbsp;se le nam!<br />Mos kij turp nga ai...</strong></p>

Submitted by Jo anonim: Luani (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Te bejne pershtypje emrat qe vleresuan librin, si nje prurje e jashtezakonshme...Luan Omari, Aurela Anastasi..., si komunisto-enveriste. Pse nuk shtuat dhe Kreshnik Omarin, se edhe ai ishte ne promovim?...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.