Një libër i Sokol Sadushit i mbledh të gjithë në hotel Tirana

Në një nga sallat e hotel Tiranës, juristi Sokol Sadushi promovoi librin e tij me titull Drejtësia Kushtetuese në Zhvillim, për të cilën nuk u kursyen fjalët e mira nga një numër juristësh të tjerë të njohur, po aq sa Sadushi, për kompetencën e zotësinë e tyre, si Luan Omari, Kristaq Traja, e Aurela Anastasi. Që të tre këta të fundit folën për librin dhe lanë të kuptohej se bëhej fjalë për një ngjarje me rëndësi akademike (“është një prurje e jashtëzakonshme në literaturën juridike”, u tha).
Interesi në atë sallë ishte në lartësinë e këtyre vlerësimeve. Ish aty një pjesë e mirë e elitës juridike, politike e institucionale, të majtë e të djathtë, ish-presidentë, ish-kryeministra, deputetë, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese (vetë Sadushi ka qenë për vite të tëra anëtar i kësaj Gjykate), etj, etj.
Re.Pu.
Comments
Shkruaj me emrin tend o Muc
<p><strong>Shkruaj me emrin tend o Muc Nano, se le nam!<br />Mos kij turp nga ai...</strong></p>
Te bejne pershtypje
<p> Te bejne pershtypje emrat qe vleresuan librin, si nje prurje e jashtezakonshme...Luan Omari, Aurela Anastasi..., si komunisto-enveriste. Pse nuk shtuat dhe Kreshnik Omarin, se edhe ai ishte ne promovim?...</p>
Add new comment