Shtypi injoron bombën ‘Prençi’; dhe fokusohet tek pezullimi i tij

Një nga lajmet me ‘L’ të madhe të ditës së djeshme ishte ai që kish të bënte me dorëheqjen e denoncimin publik të Shemsi Prençit, por nuk ish gjykuar kështu nga një pjesë e madhe gazetash, disa prej të cilave e ‘kishin fshehur’ si lajm, ose kishin zgjedhur një fokus tjetër për ta parë. Fjala vjen, ishin fokusuar tek fakti që Shemsi Prençi ish pezulluar dy ditë para se të jepte dorëheqjen, dhe me këtë, mendja ta thotë se kanë dashur të komprometojnë si dorëheqjen, ashtu dhe denoncimet që ai bëri.
Vetë Prençi ka pretenduar të kundërtën në prononcimin e vet për gazetarët. “Nuk është abolutisht e vërtetë që unë jam pezulluar. {Zhurma rreth pezullimit tim] ka ardhur si reagim ndaj dorëheqjes sime. Deri mbrëmjen e së mërkurës unë kam qenë në detyrë, madje dhe me punë të ngarkuara nga drejtori i përgjithshëm, Hysni Burgaj. Dhe kjo është lehtësisht e vërtetueshme”, thotë fjalë për fjalë ish-drejtori i policisë së qarkut të Dibrës.
Të bën përshtypje se në shumicën e gazetave nuk raportohej denoncimi që u bëhej grupeve mediatike në Tiranë, të cilat vetë Prençi i la të paspecifikuara. Ndoshta do të flitet për këtë në ditët e ardhshme.
Re.Pu.
Comments
Po dihet cfare malli kemi ne
<p>Po dihet cfare malli kemi ne polici. Dhe ky Shemsiu sdo te jete burre me i mire se ata qe e kane hequr. Kur i heqin nga puna te gjithe fillojne flasin per mafian.</p>
Shtypi po na 'shtyp'. Shemsiu
<p>Shtypi po na 'shtyp'. Shemsiu le te veje ne prokurori. Kete me mire nga ne e di ai.</p>
Add new comment