Ministri Bode zgjohet nga gjumi. “Borxhi publik është një problem”, thotë

Postuar në 24 Prill, 2012 04:53

Ministri i Financave, Ridvan Bode, pranon për herë të parë problemet me borxhin publik. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai pohon dy gjëra, që deri më sot nuk ia ka nxënë goja: 1. Jemi të përqëndruar në miradministrimin e borxhit publik, që ka një kosto të vetën për t’u paguar; dhe 2. Borxhi ynë publik (që për të është në nivelin 58.7 %) “është relativisht i lartë në raport me vendet e rajonit.”

Shqetësime të tilla janë ngritur prej kohësh në Shqipëri, por asnjëri prej atyre që kanë ngritur zërin nuk quhet Ridvan Bode. Përkundrazi, ky i fundit ka ironizuar ata që i kanë nënvizuar këto shqetësime, dhe ka dhënë garanci se situata është krejt nën kontroll.

Re.Pu.

Comments

Submitted by ajsberg (not verified) on

<p>Edhe ne vitin &#39;96 andej nga Amerika na hodhi &#39;nje bombe&#39; Bodushi. Edhe tani, por mos qofte si ne &#39;97-en. Buxheti yne nga jashte &#39;lyer&#39; me ar dhe brenda s&#39;do kete as bar.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.