Një ngjarje e pazakontë: Nderohet Afrim Koçi; është përkthyes

Dje në Bibliotekën Kombëtare është nderuar me një aktivitet përkthyesi Afrim Koçi, për të cilin Elsa Demo, për të nënvizuar jetën e tij larg reflektorëve e larg jetës mondane metropolitane, thotë në shkrimin e vet tek Shekulli se “nesër Afrim Koçi do të zbresë me linjën e Porcelanit në Bibliotekën Kombëtare, dhe aty do të vazhdojë punën ku e ka lënë një ditë më parë. Pasdite do të kthehet me të njëjtën linjë autobuzi, që do ta lërë në stacionin e fundit, në pellgun e ish-Kinostudios, në shtëpinë ku jeton vetëm prej një jete”.
Afrim Koçi përkthen nga disa gjuhë, dhe ka sjellë në gjuhën shqipe autorë si Goethe, Thomas Mann, Tolstoi, Prosper Mérimée, etj. Një nga përkthimet e tij më të mira është libri ‘Kujtimet e Eqerem bej Vlorës’. Këto të fundit janë lexuar në masë (është një nga librat më të lexuar në Shqipërinë e dy dekadave të fundit), dhe bën vaki që pakkush e di se përkthyesi e ka emrin Afrim Koçi. Në fakt, përkthyesit shqiptarë, edhe ata më të mirët, bëjnë pjesë në kategorinë e shqiptarëve që kanë mbetur larg syrit mediatik, e në të njëjtën kohë, janë ndoshta ‘kategoria’ me një kontribut të padiskutueshëm në kulturën shqiptare.
Re.Pu.
Comments
Ku te lene papagajte te
<p>Ku te lene papagajte te degjosh bilbilat !</p>
Add new comment